MC Networking

Porti, Rama: Si deputet i Durrësit po numëroj orët, deri sa të miratohet. Jeni si gomaricat e Faik beut (VIDEO)

Jo vetëm si Kryeministër por dhe si deputet i Durrësit po numëroj orët mbrapsht deri sa të miratohet marrëveshja më e madhe për investim ne historinë e vendit tonë.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet projekti për Portin e Durrësit, teksa u shpreh krenar për marrëveshjen dhe kontratën.

Një port si Mesjetë ku tregtohet krom si në Mesjetë, ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut dhe kalben mjetet e vdekura lundruese, shtrihen mijëra metra katror ferra dhe qytet turistik.

Kur dëgjon ju dhe shikon këto pamje, e kuptoj pse jeni të shqetësuar. Ky port është një skandal mjedisor, gërhitje teknologjike, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash.

Është ndërfaqja e sotme e asaj zonës kancerogjene, atij malit me plehra e derra të zhdukur në Porto Romano.

Njësoj si ai mal plehrash dhe kjo e ndotjes që s’ka lidhje me shekullin 21 dhe nuk ka lidhje me turizmit duhet dhe do të zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë.

Do e kthejë Portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e ndjekin Shqipërinë në 1912 në një nga protete më të mëdha në rajon.

Kjo është dita për të dhënë disa përgjigje, të një mallkimi dhe poshtërsie të vjetër. Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri, dhe janë këta shëmbëlltyra e një mallkimi të vjetër.

Kreu i qeverisë shtoi se kjo është marrëveshja më historike për vendin dhe se deri tek marrëveshja për investimin më të madh të huajit edhe në historinë e rajonit do e impaktojë GDP.

Për herë të parë një kontratë publike, është garantuar imuniteti i pronës. Kontrata parashikon se në rast moszbatimi të detyrimeve nga investitori shkohet deri në marrjen e gjithë investimit, pa asnjë detyrim pagese nga shteti. 

Si mund ta dini që njeriu është ndryshe nga ju që jeni mëkuar nga Napoleoni i gjirizeve. Jeni si gomaricat e Faik beut.

Si luftoni për të dalë ju o trima, që kur shkulni gozhdën ju ngelet vrima. A do qumësht a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë. 

Dandi Dandi, kandi randi, rroftë e qoftë Salillandi.

Rama deklaroi më tej se Shqipëria do të bëhet porta hyrëse nga Ballkani Perëndimor.

I vetmi ndryshim sot është se tërë mëmëdhetarët pa dhe që vijnë vërdallë janë ndezur dhe hedhur në sulm frontal se tani e shikojnë që e kemi me gjithë mend, se do bëhen dhe ai turistik dhe ai komerciali, doni apo s’doni ju që kurrë mos daçi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Porti, Rama: Si deputet i Durrësit po numëroj orët, deri sa të miratohet. Jeni si gomaricat e Faik beut (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.