MC Networking

“Legalizuam ‘de facto’ targat ilegale të Serbisë”/ Shala: Në dhjetor marrëveshja Kurti-Vuçiç, do jetë i pranishëm edhe Rama

Drizan Shala, ekspert i çështjeve të sigurisë, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV e konsideroi si hap të mirë por të vonuar marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Shala vë në dukje se me marrëveshjen e re legalizohen “de facto” edhe tableta e targave ilegale që ekzistojnë në Kosovë.

Po ashtu ai bën me dije se Serbia ka futur në marrëveshje edhe zbatimin e Asociacionit.

Shala zbulon për MCN TV se në dhjetor pritet nënshkrimi i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, ku pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.

Mendoj që arritja e marrëveshjes, apo tejkalimi i situatës së tensionuar është një hap i mirë por i vonuar, pasi ne i kemi bërë qeverisë së Kosovës të merret kërkesa nga DASH, nga Blinken dhe Escobar, që çështja e targave të mos jetë pjesë e diskutimeve, por të shtyhet në 10 muaj, dhe më pas të ketë marrëveshje përfundimtare. Serbia ka futur një element bukur interesant që është zbatimi i të gjitha marrëveshjeve, këtu hyn edhe zbatimi i Asociacionit. Është interesante edhe aspekti që kemi legalizuar edhe tabelat që janë prodhuar nga institucionet paralele të Nishit të Serbisë. Tani mund të lëvizin pa u penguar brenda territorit të Kosovës. Më parë ka qenë në 4 komuna. U kemi dhënë legjitimitet. Këto që mbesin janë me legjitimitet. Po shpresoj që në nivel të politikave afatgjata, të analizohet se si pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare, çështja e targave të kthehet në teknike, pa presion politik. Sipas gjasave Kurti dhe Vuçiç në dhjetor do takohen në Paris dhe ka probabilitet të përmbyllet nënshkrimi i marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ku sipas informatave do të jetë i pranishëm edhe Rama. Kryeministri Kurti e disorientoi orientimin strategjik dhe jemi larguar nga mbështetja e SHBA-ve”.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Legalizuam ‘de facto’ targat ilegale të Serbisë”/ Shala: Në dhjetor marrëveshja Kurti-Vuçiç, do jetë i pranishëm edhe Rama | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.