MC Networking

Lloshi: Lëvdata më e madhe për shqipen është se është gjuhë e kulturës evropiane

Gjuhëtari Xhevat Lloshi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se lëvdata më e madhe për shqipen sot është se ajo është gjuhë e kulturës evropiane, dhe kjo nis me Pjetër Bogdanin.

Bogdani është shembulli më i mirë i kapërcimit nga shqipja e mesjetës, te shqipja e re. Ne kemi sot këtë gjuhë shqipe të kulturur, të zhdërvjellët, të aftë për të përkthyer shkencë, filozofi, sepse ka ndjekur trajtat e kulturës evropiane. Lëvdata më e madhe për shqipen sot është se është gjuhë e kulturës evropiane dhe kjo nis me Pjetër Bogdanin”.

Lloshi tha se kur ka shkruar  “Marshin e Barabait” Fan Noli ka qenë poet, jo politikan.

Nuk kishte nevojë të godiste Zogun. E ka goditur drejtpërdrejt. Ai kërkon ta paraqesë veten si figura e popullit. Legjenda biblike nga Noli është shndërruar jo për të dhënë politikën e kohës, por për të thënë si duhet të më lexoni mua, Nolin si poet”.

Sa i takon Gjon Buzukut, Lloshi thotë se ai nuk ka qenë përkthyes, por një meshtar që iu desh të shqipëronte shërbesat e tij dhe t'i përmblidhte në një libër.

Gjon Buzuku ishte një meshtar shqiptar në një Kishë afër Venedikut, dhe që të bënte meshë për shqiptarët, përgatiste shërbesa. Më në fund mendoi një ditë përse mos t’i përmbledh dhe t’i bëj një libër. Gjon Buzuku ka bërë një libër shqip, por nuk është përkthyes. Unë kam gjetur një meshar të vitit 1485 kroatisht. I kam gjetur të gjitha lidhjet e Buzukut me atë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top