MC Networking

Industria e Përpunimit të Qumështit/ Hoxha: Sektori po lëngon, biznesi drejt falimentit nëse nuk ndërhyhet (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv i shoqatës “Industria e Përpunimit të Qumështit”, Donjaldo Hoxha, deklaroi në MCN Live se nëse nuk do të ketë ndërhyrje për sektorin në fjalë, atëherë biznesi do të shkojë drejt falimentit.

Hoxha tha se sektori i përpunimit të qumështit po përballet me largim të fermerëve dhe uljen e numrit të krerëve, dhe kjo lidhet me kostot e reja që janë shtuar, qoftë me çmimin e naftës, qoftë me atë të energjisë elektrike.

Hoxha kërkoi pezullimin e akcizës mbi gazin, masë e konsideroi si thikë pas shpine për biznesin.

Sektori i përpunimit të qumështit ka qenë një gjendje shumë të vështirë. Për fat të keq kjo situatë e re me çmimet e energjisë elektrike do ketë impakt të madh në këtë sektor. Duhet patjetër të gjejmë një formë që ta bëjmë qeverinë të dëgjojë. Sektori i përpunimit të qumështit përditë vazhdon të ketë largim të fermerëve dhe rënie të numrit të krerëve. Kjo indirekt lidhet me kostot e reja të shtuara, qoftë çmimin e naftës, qoftë me çmimet e energjisë elektrike. Në sektorin e përpunimit të qumështit kostot janë bërë të papërballueshme, 5-6 herë më shumë. Për fat të keq kemi akcizën që impakton direkt. Qeveria duhet të paktën ta pezullojë. Akciza mbi gazin duket jo vetëm si thikë pas shpine, por fatale që biznesi të mos ngrihet më. Ne po shkojmë drejt falimentit. Nëse nuk do jemi të krahasueshëm me rajonin me çmime, konsumatori nuk ka përse zgjedh produktin tonë. Të ardhurat e qeverisë janë shtuar. Tani duhet të injektohen, veçanërisht në sektorët e prodhimit qe po lëngojnë. Ne do jemi pjesë e çdo mekanizmi që ta bërë qeverinë të dëgjojë”.

Hoxha tha se nëse nuk do të ketë një reagim nga qeveria, “Industria e Përpunimit të Qumështit” do t’i bashkohet protestës. Ai theksoi edhe një herë si masë të domosdoshme subvencionin për litër qumësht, sikundër e kanë vendet e tjera të rajonit.

Kemi kërkuar një subvencionim për litër qumësht. E morëm vjet premtimin dhe nuk u mbajt. Premtimin e sivjetshëm do ta besojmë vetëm kur të shpallet me VKM. Mbështetja për prodhimin është e domosdoshme dhe e vetmja që mund t’i japë frymë blegtorisë. Ne jemi i vetmi vend në rajon që s’e kemi një skemë të tillë. Nëse nuk do kemi reagim nga qeveria, patjetër që do jemi pjesë e çdo proteste apo organizimi, për ndryshimin e situatës. Përfaqësojmë një grup të madh të blegtorëve dhe fermerëve që vijnë përditë në qendrat tonë të prodhimit”.

Hoxha kërkoi injektim të parave nga qeveria në sektor, duke paralajmëruar se nëse kjo nuk ndodh rritja e çmimeve të energjisë do ta vështirësojë konkurrueshmërinë me rajonin, duke bërë që produktet e rajonit të pushtojnë supermarketet.

Çmimet e shtuara të energjisë elektrike do ta vështirësojnë akoma më shumë situatën e konkurrueshmërinë me produktet e importit. Nëse vazhdohet kështu produktet e importit do të zënë pjesën më të madhe të rafteve të supermarketeve”.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Industria e Përpunimit të Qumështit/ Hoxha: Sektori po lëngon, biznesi drejt falimentit nëse nuk ndërhyhet (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.