MC Networking

Xhaçka në OKB: Të përkushtuar për të çuar përpara axhendën LGBT. Xheni Karaj: Bëjnë kështu kur shkojnë jashtë

Shqipëria është e përkushtuar për të çuar përpara axhendën e komunitetit LGBT. Gjatë takimit me Grupin Bërthamë LGBTI “E drejta për të qenë unë”, në Nju-Jork, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e theksoi këtë përkushtim, duke e cilësuar çështje prioritare edhe në OKB. Në faqen e saj në Facebook, Xhaçka poston foto nga ky takim.

Nju Jork, Ngjarja Ministrore e Grupit Bërthamë LGBTI “E drejta për të qenë unë”.

Shqipëria qëndron për pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të #LGBTI në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale. Ne jemi të përkushtuar dhe të vendosur ta çojmë përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në #OKB.

Megjithatë, në Shqipëri, komuniteti LGBT thotë se nuk e ka parë këtë mbështetje. Në një komunikim që MCN pati me Xheni Karaj, aktiviste dhe bashkëthemeluese e Aleancës LGBT, kjo e fundit tha se mungesa e një reagimi për incidentin në Beograd flet më shumë sesa postimet. 

Ne nga mediat i marrim vesh këto. Ne na rrahën dhe nuk u ndien. Po jashtë shkojnë dhe bëjnë si mbështetësit më të mëdhenj”, tha Karaj.

Tetë aktivistë shqiptarë të komunitetit LGBT, mes të cilëve edhe vetë Karaj, u sulmuan në përfundim të Paradës së Krenarisë të shtunën e kaluar në Beograd.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Xhaçka në OKB: Të përkushtuar për të çuar përpara axhendën LGBT. Xheni Karaj: Bëjnë kështu kur shkojnë jashtë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.