MC Networking

Mal Berisha për veprën e tij “Ambasadori i pushtetit të butë”: Një libër kulturor që mund të ndryshojë perceptimin e botës ndaj nesh

Ish Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandën Veriore dhe Irlandën, (2012 - 2015), studiuesi dhe historiani Mal Berisha ishte i ftuar sot në programin e mëngjesit “Herët në MCN tv”.

Teksa foli për përvojën e tij në shërbimin diplomatik dhe takimin me mbretëreshën Elizabeth II, diplomati i karrierës, i diplomuar në Akademinë e Arteve, u ndal edhe te libri i tij më i fundit “Ambasadori i pushtetit të butë”.

Ambasadori Berisha, u shpreh se përderisa karrierën diplomatike e filloi i ardhur nga një botë kulturore e artistike gjë që bëri të mundur që të ndërthurej përvoja e mëparshme me punën e diplomatit, dhe kështu lindi “diplomacia kulturore” dhe libri me titull: “Ambasadori i Pushtetit të Butë”, si një prezantim i denjë i kulturës shqiptare në botë.

Duke qenë se përfshirja ime në shërbimin diplomatik shqiptar, vjen pasi unë ka pasur një jetë intensive në jetën kulturore shqiptare. Kur u përfshiva më pas në shërbimin diplomatik kuptova që ne si popull i vogël nuk kemi mundësi ti imponohemi askujt, as me ekonomi të madhe as me armatim të madh, as me financa të mëdhaja. 

Ne jemi një popull këtu ku jemi dhe kemi një traditë të mrekullueshme kulturore. Kemi traditë që nëse dimë ta vejmë përpara audiencave të mëdha serioze mund të ndryshojmë diçka në perceptimin e tyre për ne dhe qëndrimin e tyre ndaj nesh.

Dhe ky libër është një shpjegim.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Mal Berisha për veprën e tij “Ambasadori i pushtetit të butë”: Një libër kulturor që mund të ndryshojë perceptimin e botës ndaj nesh | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.