MC Networking

Zhvatja përmes kredisë/ Rasti i Pal Trashaj: Paratë që kam marrë, i kam shlyer. Më kërkojnë të tjera VIDEO)

Pal Trashi, një qytetar nga Lezha sorollatet prej muajsh për të hequr sekuestron mbi pagën dhe pronat. Thotë se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë. Ai tregon për MCN sesi u kontaktua nga një kompani tjetër private e cila në rolin e përmbaruesit përveçse e vuri në dijeni për detyrime të prapambetura I kërkoi t’I shlyejë ato përmes një kredie të re.

Kam marrë kredi tek NOA dhe e kam shlyer. Pas pesë vitesh më kërkojnë para, kompania ADCA, MCA e cila nuk kërkon ballafaqim me dokumente (përmend dhe dy emra përmbaruesish)

Të tilla institucione jo banka që ofrojnë kredi të tilla janë disa. Arlinda Mujo, kryetare e shoqatës së Mikrofinancave, shpjegon se bëhet fjalë për institucione të licensuara që kanë si detyrim të informojnë qytetarin për mundësitë e kredimarrjes.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top