MC Networking

U referua si ngjarje aksidentale, policia e Dibrës zbardh plagosjen me pasojë vdekjen/ Një në pranga

Policia e Dibrës thotë se ka zbardhur një ngjarje ku mbeti i plagosur një 60-vjeçar më 26 qershor, i cili humbi jetën në spital dhe që fillimisht u referua si aksidentale.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, nisur nga dyshimet e krijuara për ngjarjen e ndodhur në datën 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, ku mbeti i dëmtuar rëndë shtetasi Nuri Basha, 60 vjeç, i cili më pas humbi jetën në spital, thelluan hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.  

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë ndalimi i Oman Torba, 53 vjeç, banues në fshatin Shimçan, Dibër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. T., 48 vjeç, L. K., 52 vjeç dhe A.T., 63 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi Osman Torba, dhe tre shtetasit e tjerë të proceduar në gjendje të lirë, në datën 26 qershor deklaruan se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale, sepse Nuri Basha, 60 vjeç, duke zbritur nga automjeti i parkuar i shtetasit E. T., ishte rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ishte dëmtuar në kokë.

Më pas, në bazë të dyshimeve të krijuara për rrethanat e kësaj ngjarjeje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, u bë regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Osman Torba ka shtyrë shtetasin Nuri Basha, i cili është rrëzuar në tokë, duke marrë dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave humbi jetën në spital, mbrëmjen e datës 28 qershor.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
U referua si ngjarje aksidentale, policia e Dibrës zbardh plagosjen me pasojë vdekjen/ Një në pranga | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.