MC Networking

Shoqata e tregtisë online/ Gjergji: Nismë e bizneseve serioze, u intereson konkurrenca e drejtë dhe mos mashtrimi i klientëve (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë Artan Gjergji foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi tregtinë online në Shqipëri, lidhur me dixhitalizimin dhe formalizimin, si dhe krijimin e shoqatës së re, ku bëhet thirrje për rregullim të standardeve dhe formalizim të tregut.

Koncepti nuk është i ri, e-Commerce ka të bëjë pikërisht me përdorimin e internetit për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare. Të bësh tregti online, me zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ku patëm super zhvillim, ka një koncept ndryshe digjitalizimi, transformimi digjital, ka të bëjë me revolucionarizimin e të bërit biznes. Nuk duhen që ato mallra dhe shërbime që i shet në sportele dhe banaqe, tani shërbimet i shet edhe në mënyrë dixhitale. Kur flasim për e-Commerce flasim për një koncept më të gjerë. Nga grupmoshat e vogla te gjyshërit, të gjithë kanë një llogari në Instagram. Ky ndryshim qasje ndaj rrjeteve sociale dhe mjeteve të marketingut dixhital e ka bërë më të prekshëm, përdorimin për të tregtuar, për të përfituar nga mundësia që të jep tregtia online”.

Lidhur me shoqatën e tregtisë Online, Gjergji tha se është nismë e disa bizneseve serioze në vend që u intereson formalizimi dhe konkurrenca e drejtë, si dhe mos mashtrimi i klientëve.

Shoqata e tregtisë Online, me nismën e disa prej bizneseve më serioze në vend, ka disa subjekte që operojnë në informalitet. Biznese të vogla fillojnë me njohje personale, familjare, ti fillon tregton gjëra bazike dhe më pas rritja e fluksit të detyron të legalizohesh, të kesh një nipt, të fokuson te marketingu digjital, kontratë për shpërndarje. Kjo kërkon një farë formalizimi dhe për rrjedhojë shoqata ishte konkretizim i punës së bërë nga 10-20 bizneset më serioze të e-Commerce në Shqipëri. Të gjithëve u intereson formalizimi që të ketë konkurrencë të drejtë dhe klienti të mos mashtrohet. Kjo dëmton klimën e të bërit biznes online. Sepse vërtet ua hedh 10-20 klientëve por prish imazhin. Përfitimi kryesor vjen te unifikimi i zërit. Sepse si çdo sektor i ekonomisë ka probleme, me administratën doganore, tatimore, shpërndarjen, krimin ekonomik. Në anën tjetër edhe shteti vet e ka shumë herë më të kollajtë të komunikoj me një shoqatë që i përmbledh të gjitha problematikat. Është e pamundur edhe nga pikëpamja fizike që ministrja e Financave t’i pres fizikisht”

I pyetur mbi e-Albania dhe sa nevojë kishte Shqipëria për një shërbim të tillë, Gjergji u shpreh:

Koncepti i transformimit dixhital është kryefjala në gjithë botën dhe pikësëpari fillon me administratën publike. Shteti mundëson infrastrukturën, që nga shtrirja e kabullit në gjithë territorin, përmes internetit. Apo kompania celulare që të ofron internet përmes celularit. Pasi mbaron infrastruktura të ofruarit të shërbimeve, vlen edhe për operatorët publikë dhe bizneset private. Administrata Publike ka bërë shumë hapa përpara në transformimin e ofrimit të shërbimeve. E-Albania është jashtmase i domosdoshëm me problematikat e saj. S’mund t’i kënaqë të gjithë, por nëse shohim trendët ndërkombëtare është vendimi i duhur”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Shoqata e tregtisë online/ Gjergji: Nismë e bizneseve serioze, u intereson konkurrenca e drejtë dhe mos mashtrimi i klientëve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.