MC Networking

Qeset plastike, Tosuni: Ka ndërgjegjësim te prodhuesit dhe njësitë tregtare. Gjoba deri në 15 milionë në rast shkeljesh (VIDEO)

Pre ditës së sotme, përdorimi i qeseve plastike në njësitë e tregtimit ndëshkohet me gjobë. Elvis Tosuni, këshilltar ligjor në  Ministrinë e Mjedisit, tha në studion e lajmeve të MCN TV se në të gjithë vendin ka grupe inspektimi që po monitorojnë zbatimin e ligjit. Sipas tij, falë edhe fushatës informuese të nisur një muaj më parë, njësitë tregtare po edhe ato të prodhimit të qeseve po e respektojnë ligjin e ri. Në raste shkeljesh, gjobat nisin nga 500 mijë lekë të reja, të cilat dy dhe trefishohen kur ka përsëritje.

Janë tre institucionet e angazhuara për zbatimin e ligjit në fjalë: Doganat që ndalojnë hyrjen, Agjencia Kombëtar e Mjedisit dhe Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregjeve.

Ka grupe inspektimi në terren. AKM që prej 1 qershorit po zhvillon një fushatë informuese.

Nga data 1 korrik, pra sot, do të ketë inspektime në terren për të gjitha subjektet që prodhojnë qese. Sensitiviteti ka qenë aq i lartë saqë prodhuesit po bashkëpunojnë më shumë me institucionet sesa me njëri-tjetrin, ka bindje nga prodhuesit dhe tregtarët.

Në kuadër të politikës, gjobat janë serioze dhe fillojnë nga 500 mijë lekë të reja dhe sekuestrimi i mallit. Nëse ka përsëritje, shkelja ndëshkohet me 1 milionë lekë të reja dhe për herë të tretë 1.5 milionë.

Reduktimi i qeseve plastike është problematikë globale. Shtetet e Europës po përshtatin ligjet.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Qeset plastike, Tosuni: Ka ndërgjegjësim te prodhuesit dhe njësitë tregtare. Gjoba deri në 15 milionë në rast shkeljesh (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.