MC Networking

“7 korriku, një test force”, Kalemaj: Berisha do të galvanizojë pushtetin brenda PD-së (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj komentoi në MCN Live protestën e 7 korrikut, duke theksuar se Berishës i intereson të galvanizojë pushtetin brenda PD-së dhe ta “detyrojë” gjykatën të pranojë këtë realitet faktik. Ndërsa u ndal te rasti i ministres Xhaçka, Kalemaj tha se nuk ka masë kritike brenda PS-së, dhe pushteti politik dhe ekonomik është përqendruar në disa persona që janë pranë kryeministrit.

Lidhur me protestën e 7 korrikut, Kalemaj tha:

Berisha është i interesuar që të galvanizojë pushtetin brenda PD-së, pavarësisht vendimit të gjykatës, që ta detyrojë që të pranojë këtë realitet faktik. Por a bën fitues përballë mazhorancës? Natyrisht që jo. Ka katër fasha, fasha e militantëve 5-10 mijë, këtë Berisha e ka të gjithën. Pastaj është anëtarësia 44-45 mijë, që votuan në zgjedhjet e PD, edhe këtë pjesë mund ta ketë në shumicë relative. Pastaj është fasha e elektoratit të PD, që është 400-450 mijë vetë. Pastaj është fasha e katërt, elektorati shqiptar, po s’more dot votat e zonës gri dhe të lëkundur nuk arrin të vish në pushtet. E shosh si test force që do tregojë sa mbështetje reale ka Berisha në struktura, elektorat dhe sa do arrijë të galvanizojë pjesën gri. Rasti shqiptar ndan të gjitha karakteristika me gadishullin ballkanik”.

Kalemaj tha se në Shqipëri është ngritur një sistem që pamundëson forcat e reja politike.

Jam dakord me Nazarkon që kjo klasë politike e ka mbaruar ciklin e saj, por duhen gjetur mekanizmat. Nuk ndodh në Shqipëri sepse kanë ngritur një sistem ku mungon totalisht demokracia e brendshme, kanë ngecur elitat dhe riprodhohen. Ata i vendos kryetari i partisë, nuk i voton populli. Në këtë situatë ku s’lejohen forcat e reja politike, ku s’ka numërues, s’ka vëzhgues, s’ka anëtar në KZAZ, aksesi mediatik, financiar, e pamundëson një forcë politike për të qëndruar në skakierën politike. Rama mori një parti që doli makineri elektorale. Vet është në terma aristotelian një ‘kafshë politike’ në llojin e vet, dhe kjo e bën që ne të themi që nëse nuk galvanizohet opozita, ky burri do rrijë në pushtet deri në 2030-ën”.

Duke u ndalur te ministrja Xhaçka, ndaj të cilës opozita kërkon heqje të mandatit, Kalemaj u shpreh:

Ne jetojmë në Republikën e Skandaleve. Vjen një pikë ku s’të bëjnë më përshtypje. S’ka ngelur gaztor, biznesmen, politikan apo bashkëshort politikanësh, që gdhihen investitorë strategjikë me miliona euro. Kjo lidhet edhe amnistinë fiskale që është pastrim parash i mirëfilltë. Kjo lidhet edhe me legalizimin e kanabisit, ku mënyra si është draftuar tregon se e ka ndërmend kryeministri kujt do t’ia japë licensat. Është bërë një korrupsion që ka përqendruar pasurinë në pak duar oligarkësh. Ka një precedentë se çfarë ndodh në këto raste dhe nuk duhet të ketë koperturë politike. Nuk ka masë kritike në PS. Pushteti politik dhe ekonomik është përqendruar në disa duar që janë pranë kryeministrit”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“7 korriku, një test force”, Kalemaj: Berisha do të galvanizojë pushtetin brenda PD-së (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.