MC Networking

Nesturi: Censi rregullohet përmes një ligji specifik, kostot për këtë proces shkojnë 16 mln euro

Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me procesin e censit i cili është parashikuar të nisë në muajin tetor dhe pritet të zgjasë për 6 javë.

Ajo tha se mbledhja e të dhënave në këtë anketë do të bëhet me tabletë elektronike, kjo në mënyrë që të ketë më shumë siguri dhe shpejtësi në përpunimin e të dhënave. Sa i përket kostove, Nesturi bëri të ditur se mesatarisht kostot për këtë proces shkojnë tek 16 milionë euro.

Procesi do të nisë këtë vit, fillon në tetor të këtij viti, por për një datë të saktë presim miratimin nga parlamenti. Censi do të zgjasë 6 javë në terren, procesin e të dhënave e organizuam nga 3 javë, në 6. Këtë herë censi nuk do të bëhet në pyetësor letër por në tableta. Kjo mënyrë e re ka sfidat e veta por do të na sigurojë një cilësi më të madhe dhe do na përshpejtojë procesin përpunimit. duke qenë se tabletat kanë një kosto të lartë ne kemi shtrirë procesin e anketimit në terren dhe kemi zvogëluar anketuesit. Duke qenë se është procesi më i rëndësishëm statistikor i cili kryhet 1 herë në 10 vjet është mirë të sigurojmë një cilësi të lartë të jemi shpejt te përdoruesit pastaj ato tableta do të përdoren dhe për anketa të tjera. Procesi është shumë kompleks do jenë në total 8 mijë që do angazhohen në këtë proces. Rreth 1 mijë e 200 kontrollorë dhe 6 mijë anketues. Përveç stafit kemi kosto të tjera, por ndërkohë kemi dhe ambientet e trajnimit për 8 mijë personat që do angazhohen në këtë proces. Pra mesatarisht kostot shkojnë tek 16 milionë euro.

E pyetur se çfarë elementësh shtesë do të ketë tek ky cens, Nesturi u shpreh se pyetësori i 2022, do të jetë i njëjtë me pyetjet e atij të vitit 2011. Ndër të tjera ajo shtojë se censi rregullohet përmes një ligji specifik, ndërsa theksoi se pakicat etnike, janë pyetje me deklarim të lirë vullnetar.

Të gjitha të dhënat bëhet mbi disa rekomandime dhe kjo vlen që në të bëjmë një krahasueshmëri me vendet e tjera, por të krahasojmë dhe censet e kryera deri tani, një pikë për tu krahasuar me vitet e mëparshme. Kështu ne sigurohemi që pyetësori që do përdoret tani të ketë pyetjet e formularit të vitit 2011. Pyetjet thelbësore janë ato që do të jenë pjesë e të gjitha pyetësorëve të vendeve. Censi përmban pyetje sensitive, feja dhe gjuha, pyetje për personat me aftësi të kufizuar dhe gjithashtu kemi pyetjet për banesën. Censi është një aktivitet statistikor që rregullohet me një ligj specifik dhe për këto tre pyetje individët deklarohen ashtu si ndjehen pa kërkuar dokument verifikues se çfarë feje i përket.Këtë herë personi nëse nuk dëshiron të përgjigjet mund të mos e bëjë dhe nuk gjobitet. Aplikacioni është organizuar i tillë që përgjigja të mos ndryshohet dot më pas, kjo për të shmangur çdolloj keqinterpretimi.

Pjesë e pyetësorit për censin është edhe punësimi, për të cilin Nesturi tha se pyetjet për të do të zënë pjesën më të madhe të pyetësorit dhe se përmes atyre përgjigjeve do të sigurohen të dhëna të shumta.

Pjesën më të madhe të pyetësorit e zënë pyetjet që kombinohen për të na dhënë karakteristikat për punësimin. Do trajnohen shumë mirë anketuesit që të dhënat të jenë korrekte. Pyetjet kanë të bëjnë me statusin e të punësuarit, industrinë ku punojnë, profesionin dhe vendin e punës. Kjo e  fundit është një pyetje shumë e rëndësishme dhe e bukur sepse  me anë të saj do sigurojmë të dhëna të shumta.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top