MC Networking

Rama ndan foton me Kovaçevskin nga Brukseli: Ende po prisni Godonë? Jemi mësuar me këtë shfaqje

Teksa në Bruksel mbahet samiti i Bashkimit Europian, ku do të vendoset mbi hapjen ose jo të negociatave, Kryeministri ka ndarë një fotografi me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ende po prisni Godonë? Jo, ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur europiane.

Më herët duke folur për mediat nga Brukseli, Kryeministri shqiptar deklaroi se përkundër optimizmit të të ngutur të disave, shprehet se nuk pret të zgjidhet asgjë në Bullgari.

Por ndërkohë nëse do zgjidhet do jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e në vendi të NATO-s. Të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe në vështrimin e 26 vendeve të tjera që rrinë e shohin yjet.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rama ndan foton me Kovaçevskin nga Brukseli: Ende po prisni Godonë? Jemi mësuar me këtë shfaqje | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.