MC Networking

Nis sot samiti i BE-së, Varhelyi ka një apel për Parlamentin e Bullgarisë  

Do të nisë këtë të enjte Samiti dyditor i BE-së, ku Brukseli do të vendosë nëse do të hapë apo jo negociatat për Tiranën dhe Shkupin. Pak orë para nisjes së samitit ka ardhur mesazh nga Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ky i fundit u bën thirrje palëve që të përmbushin angazhimet e tyre. Deklarata e tij vjen një ditë pasi lideri i opozitës Borisov u shpreh pro heqjes së vetos dhe Parlamenti bullgar vendosi për rrëzimin e qeverisë së Petkov.

Ne i bëjmë thirrje Parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e  Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Të bashkuar do të jemi më të fortë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Nis sot samiti i BE-së, Varhelyi ka një apel për Parlamentin e Bullgarisë   | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.