MC Networking

Doçi: Protesta deri në largimin e Ramës! Bashkëpunëtori i afërt i Bashës, mori tender 1.5 milionë euro për rindërtim në Kurbin (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Mariglend Doçi, thotë se protesta e 7 korrikut është e shumëpritur jo vetëm nga shoqëria civile por i gjithë populli shqiptar, të cilët po përballen me krizë, duke bërë që qeveria shqiptare të mos ndërmarrë asnjë hap, për lehtësimin e krizës.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se para pak ditësh pati një protestë e cila u shua, pasi tha se aktorët e shoqërisë civile janë grupime njerëzish që dalin aty për të shuar protestat.

Shoqëri civile do të thotë grupe që nuk janë të lidhura me qeverinë. Gjithë ato grupime që janë një grup njerëzish, financohen për projekte të ndryshme nga qeveria shqiptare, ambasada amerikane dhe dalin në petkun e shoqërisë civile.

Se po të paguaj unë, ti nuk mbron interes të shoqërisë civile. Adriatik Lapaj etj. Mënyra se si zhvillohen ato protesta, të çojnë në këtë logjikë. Janë disa shoqata që mbështeten me fonde drejtpërdrejtë nga Soros dhe kanë të njëjtën axhendë si qeveria shqiptare, që kanë si qëllim shpopullimin e Shqipërisë.

Shoqëri civile do të thotë bashkim i fronteve të ndryshme, globalizëm do të thotë komunizëm. Shoqëri e hapur do të thotë internacionalizëm. Në datën 7 korrik, grupet e vërteta të interesit ishin mbrëmë në takim me kryetarin e PD, zotin Berisha.

Fokusi kryesor ishte për shpëtimin e Shqipërisë. U theksua se shqiptarët për shkak të krizës ekonomike që vazhdon të tejzgjatet në Shqipëri, duhej lënë data e protestës 7 korrik, ku do të dalin shoqëria civile, kundër rritjes së çmimeve abuzive.

Çdo gjë në Shqipëri rritet dhe askush nuk del për të frenuar këtë rritje të çmendur. PD do të jetë motori kryesor i protestës. Protesta u quajt kombëtare, nuk do të mbahet vetëm në Tiranë.

Do ketë një rakordim mes shoqërive civile dhe në qytet të tjera.

Doçi foli për një traditë shumë të keqe të lënë nga Lulzim Basha, sipas të cilit bënte 9 muaj protesta dhe 3 muaj pushim dhe tashmë shihet në pishina.

Ai deklaroi se nuk do të ndalen protestat dhe se kërkesa kryesore është largimi i qeverisë Rama për paaftësinë e krizës aktuale por edhe në menaxhimin e çdo gjëje që ka 9 vite dhe deri sot.

Sipas tij, nuk duhet të përdoret protesta thjesht për të kapur disa mandate më tepër, por se PD duhet të bashkojë të gjithë opozitën dhe shoqërinë civile, me qëllimin e vetëm largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Doçi bëri një denoncim edhe për Lulzim Bashën për të cilin tha se opozita nuk bëhet nëpërmjet dhënies së urdhrave në telefona nga pishina.

Jam dëshmitar i bashkëpunimeve ekonomike mes firmave të Lulzim Bashës, kam një dokument që një bashkëpunëtor i afërt i Bashës ka marrë një tender për rindërtim në Bashkinë Kurbin.

Është tender i konsiderueshëm, kalon shifrën 1.5 milion euro. Në momentin kur kam akuzuar personazhin në fjalë, e kam bërë kur ishte kryetar Lulzim Basha.  

Do vij në studion tuaj me një dokument provë që do iu vërtetoj këtë marrëdhënie të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Lulzim Bashës, për bashkëpunim me krahun e qeverisjes.

Ndër të tjera shton se Belind Këlliçi mund të jetë edhe kryetar i Partisë Demokratike, por nënvizoi se PD e kërkoi Sali Berishën që të jetë kryetar, si i vetmi që mund t'i japë drejtim situatës ku ndodhet partia.

Sipas tij, nuk ka asnjë person në PD që të konkurrojë përballë Sali Berishës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Doçi: Protesta deri në largimin e Ramës! Bashkëpunëtori i afërt i Bashës, mori tender 1.5 milionë euro për rindërtim në Kurbin (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.