MC Networking

Berisha replikon me Nikollën: Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb?! Kuvendi s’është dyqani yt

Kreu i PD-së Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla. Berisha i është drejtuar Nikollës me fjalët: “Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë?!”, dhe “Kuvendi nuk është dyqani yt”.

Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç mosluajalitetit të plotë të këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë. Ju po shkruani rregulloren e Kuvendit, ju kryeni krim sepse po shkelni ligjin e parlamentit. Aty përcaktohet qartë se cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Brenda tre ditëve nga data e depozitimit, ajo shqyrtohet nga Kuvendi. Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet. Parlamenti nuk është dyqani yt, ti nuk ke as konceptet më elementare. Ligji i parlamentit parashikon që kryesia e parlamentit ta sjellë në sallën e parlamentit çështjen, jo në komisione. Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, në mënyrën më të padenjë. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama. Ju po rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament. Nuk ka kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve në Kuvend. Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë? Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Berisha replikon me Nikollën: Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb?! Kuvendi s’është dyqani yt | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.