MC Networking

Rama dhe Abazoviç priten në takim nga Zelensky: Mbështetje e rëndësishme për ukrainasit (Video)

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç, të cilët ndodhen në një vizitë në Kiev, janë pritur në takim nga Presidenti Volodymyr Zelensky.

Pamjet e takimit janë ndarë nga vetë Presidenti ukrainas, i cili vlerëson mbështetjen e dhënë ndaj vendit të tij.

Partnerët ndërkombëtarë vazhdojnë të vijnë në Ukrainë. Kjo është një shfaqje e rëndësishme e mbështetjes për njerëzit tanë.

Sot takohem me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Rama u prit në takim edhe nga Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal.

Vizita e Ramës dhe Abazoviç, vjen në formë mbështetje ndaj Ukrainës, përballë agresionit rus, të filluar më 24 shkurt.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top