MC Networking

Haxhiu: Të gjitha tarifat për mjetet elektrike janë zero, duhet politikë makro për futjen e tyre në Shqipëri

Zëvendës drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Endri Haxhiu, thotë se për makinat elektrike lehtësitë e krijuara janë të shumta.

Në emisionin MCN Economy ai bëri të ditur se në Shqipëri janë të regjistruar 740 mijë mjete, prej tyre 2300 mjete elektrike.

DPSHTRR i ka zëruar gjitha tarifat për mjetet elektrike, që nga targat te certifikata e pronësisë. Ne kemi nxjerrë një dokument së fundmi ku leja e qarkullimit është sipas direktivave europiane.

Ikën nevoja e një leje qarkullimi ndërkombëtare që merrej nga qytetarët. Janë zeruar të gjitha kostot, edhe taksa vjetore për mjetet elektrike është zero. Për mjetet e reja me zero kilometër është zeruar TVSH nga rreth 20%.

Nga viti 2012 deri në vitin 2021, kanë qenë 20 mjete, ndërsa në 2021, kemi 2100 mjete elektrike të regjistruara. Duhet politikë makro për futjen e mjeteve elektrike në Shqipëri, si nga kompanitë e shitjes së automjeteve edhe nga entet e tjera shtetërore.

Duhet një infrastrukturë për pozicionimin e këtyre mjeteve në stacion elektrik. Tirana po vijon me këtë investim. Do eksperimentojmë edhe stacionet elektrike në 13 drejtori rajonale të DPSHTRR.

Ka vijuar faza e parë e projektit, është mbyllur. Duhet faza infrastrukturore për realizim, që të ketë pika karikimi në qytet. Është afatmesëm si plan. Në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi, Fieri apo Vlora do jetë shumë më shpejt.

Haxhiu deklaroi se çdo mjet i përdorur i cili hyn në Shqipëri, duhet të ketë cilësinë Euro 4 dhe se një kriter i tillë është zbatuar në dogana por edhe nga të gjitha entet shtetërore.

Numri 2 i DPSHTRR tha se për vitin 2021 janë importuar 18 mijë mjete për kategorinë mbi Euro 5, ndërsa nënvizoi se për mjetet e transportit kriteri është mbi Euro 3 dhe të ketë moshë mesatare 15 vjeçare.

Kjo nuk mjafton pasi edhe gjatë zbatimit të VKM ka patur problematika dhe duhet rishikim. Jemi në fazën e hartimit të një projekti të ri.

Importi mbi Euro 4 e sipër do të thotë se mjeti duhet të jetë nga vitit 2004-2005, që do të thotë që ndotja që mund të shkaktojë ky mjet është shumë më e madhe.

Nuk mjafton vetëm kategoria mjedisore. Zëvendësimi i flotës me Euro 5 dhe Euro 6, është një proces dinamik, çdo vit importohen rreth 15 mijë mjete. Flota vijon me kategori Euro 4 e sipër.

Nuk mund të themi se kur mund të zëvendësohen plotësisht. Që të zëvendësohen 740 mijë mjete, do të duhen rreth 12-13 mjete.

Lidhur me koston e lartë të sigurimit të këtyre mjeteve, Haxhiu tha se kompanitë e sigurimit kanë stafin e vetë dhe bëjnë analizën e tyre, pasi mjetet elektrike kanë teknologji të re të panjohur nga ambienti shqiptar.

Kjo rrit rriskun por edhe primin e sigurisë, vlera mesatare e një mjeti elektrik është 50 deri në 60 mijë euro. Sa më e lartë të jetë vlera e mjetit dhe kubikët, aq më e lartë është edhe vlera e sigurimit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Haxhiu: Të gjitha tarifat për mjetet elektrike janë zero, duhet politikë makro për futjen e tyre në Shqipëri | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.