MC Networking

Kulluri: PD duhet të bëhet parti, është thjesht një gënjeshtër dhe iluzion

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV,  deklaroi se Partia Demokratike nuk ofron asgjë për shqiptarët.

Ai tha se në PD nuk ekziston modeli, nuk ka garë, demokraci, dhe se ajo nuk i jep siguri ndërkombëtareve. Sipas tij kjo parti duhet të bëhet e tillë sepse aktualisht është thjesht një gënjeshtër dhe iluzion.

Basha ka cenuar destabilizimin e vendit për atë ka tre pikëpyetje të mëdha dhe kur këta njerëz bëjnë gabime të mëdha, unë s’jam me ta sepse dua më shumë vendin se partia. Kur je dhe një parti që nuk ofron asgjë për shqiptarët, nuk ekziston modeli, nuk ka garë, demokraci, nuk i jep siguri ndërkombëtareve pavarësisht se Berisha ka 25 mbështetës është e destinuar të thyejë turinjtë në zgjedhjet e ardhshme. Unë kam një detyrim, kjo parti duhet të bëhet parti sepse është një gënjeshtër e madhe një iluzion. Nuk kam asnjë problem personal me Berishën.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kulluri: PD duhet të bëhet parti, është thjesht një gënjeshtër dhe iluzion | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.