MC Networking

Falja e namazit në shesh, Lulgjuraj: Liria është e shenjtë, të gjithë jemi taksapagues

Sokol Lulgjuraj në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ duke folur me besimet fetare dhe veçanërisht për zënien e hapësirave publike nga ta, deklaroi se problemet e ndryshme duhen kanalizuar në mënyrën më të mirë të mundshme që të ketë një Shqipëri sa më paqësore.

Ai tha se liria është e shenjtë për të gjithë përderisa jemi të gjithë taksapagues.

Do e nisja nga qendra e bashkëpunimit ndër fetare dhe mundohemi që zërat dhe problemet e ndryshme ti kanalizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme që të kemi një Shqipëri sa më paqësore. Nëse do marrim të gjithë armë e penë për të luftuar që ti bëjmë sa më të mëdha problemet atëherë do të rritet vlimi i kazanit. Unë personalisht mendoj se liria është e shenjtë për të gjithë përderisa jemi të gjithë taksapagues. Nëse ne do kishim nevojë dhe ne mund ta kërkojmë lejen për Kishën. Kur papa ka ardhur këtu kemi zënë sheshin duke bërë një meshë. Ne i shohim në këtë këndvështrim mundohemi të jemi të kujdesshëm kur nuk duam ti bëjmë tjetrit dëmin që nuk duan të na e bëjnë ne.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Falja e namazit në shesh, Lulgjuraj: Liria është e shenjtë, të gjithë jemi taksapagues | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.