MC Networking

Berisha nis nga Elbasani fushatën për kryetar: Vota kundër rezolutës e turpshme! Të ngrihemi fuqishëm

Ish-kryeministri Sali Berisha nisi sot nga Elbasani fushatën për kryetar të PD-së, ku do të garojë përballë Ibsen Elezit.

Berisha e konsideroi një gjë të rëndë mos votimin nga mazhoranca të rezolutës së propozuar prej tij që dënon gjenocidin serb në Srebenicë.

Nuk kishte gjë më të rëndë se e djeshmja. Si mund të mos kemi ndjeshmëri ndaj një vendi që në një kamp ka varrosur 8 mijë burra. Del edhe thotë që fajin e ka ky për rezolutën. Këta u bënë bashkë dhe më dizajnuan non grata. Nuk mundet t’i lija kombit tim një turp të tillë. Më motivonte interesi kombëtar, krenaria e të qenit shqiptar. Pres mendimin tuaj se çfarë duhet të bëj PD për të mbrojtur interesin kombëtar dhe të ngrihemi fuqishëm, sepse me bindje e them se tokë me potencialin e këtij vendi nuk ekziston”

Në fjalën e tij Berisha tha se qytetarët nuk duhet ta shesin votën, por të sakrifikojnë për kombin.

Ka edhe një problem te përgjegjësisë qytetare. Unë si qytetar a duhet të shesë votën apo jo?! Nëse vendosim interesin kombëtar, apo shoqëror ne kurrë nuk duhet ta bëjmë aty. Është koha që të sakrifikojmë diçka për dashurinë për vendin, për kombin dhe gjithçka fillon këtu”

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Berisha nis nga Elbasani fushatën për kryetar: Vota kundër rezolutës e turpshme! Të ngrihemi fuqishëm | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.