MC Networking

“Xhadat”- Familja me 15 vetë kërkon ndihmë se tërmeti i la pa shtëpi (VIDEO)

Pak kilometra larg nga Tiranës në fshatin Vishnjë jeton familja Aga me 15 anëtarë.  

Që prej tërmetit të nënëtorit të vitit 2019-të  ata jetojnë në kushte shumë të vështira, pasi shtëpia e tyre u dëmtua tërësisht. Në kushte shumë të vështira ata u detyran të imrovizojnë një kasolle dhe që prej gati tre vjetësh janë në kushtet e mbijetesës.

Znj. Mjete Aga, me lot në sy thotë se është e pamundur të jetohet në këto kushte. Me shumë vështirësi  ajo mundohet që të ushqejë familjen duke na treguar dhe frigoriferin që është thuajse bosh.

Jam dorëzuar s’di se çfarë të them më. Presim që të marrim pensionin  këto dy ditë  që të marr ndonjë thes miell a ndonjë gjë për të ngrënë bukë, për të jetuar. Frigoriferi  ka pak djathë, një çikë gjizë, ujë edhe ilaçet e mija që i mbaj këtu”.

Ndërsa Kryefamiljari z. Hasan Aga thotë se familja e tij ka mbetur në rrugë të madhe që nga tërmeti dhe jo vetëm nuk kanë shtëpi, por as ndihmë nga asnjë institucion. Ai tregon se ka shkuar te njësia vendore për të kërkuar ndihmë por deri më sot nuk ka gjetur asnjë zgjidhje.

Unë jam kryefamiljari i kësaj shtëpie dhe nga tërmeti i 26 nëntorit para tre vjetve  na u prish  shtëpia dhe kemi ngelur në hapësirë, pa kushte. Jetojmë këtu në kasolle  përibret të Zotit. Tani shpresat  te zoti  dhe njerzit që na shohin në këtë gjëndje inshallah na ndihmojnë. Jemi pesëmbëdhjetë vetë jashtë, pa asnjë lloj ndihme përveçse çfarë na kanë sjellë në fillim, ca makarona, ca sheqer e ca ushqime në atë kohë. Që atëherë nuk këmi pas më asnjë ndihmë. Kemi pasur plot borxhe, ja ashtu merr në këtë krah e jep në këtë krah, sa me zor i kemi likujduar. Jemi aty aty,por prapë me borxhe jemi ndaj kërkojmë ndihmë.

Kush ka mundësi ta ndihmojë këtë familje le ta kontaktojë në nr e telefonit:  068262 2113 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top