MC Networking

Stafa: Populli shqiptar do ishte më i mirë po të kishte edukatë fetare  

Teologu mysliman Xhemis Stafa deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se nëse populli shqiptar do kishte një edukatë fetare do ishte më i mirë.

Bajrami është një prurje e shoqërisë për t’i dhënë një buzëqeshje qytetit, që vuan nga varfëria, droga, prostitucioni. Falja ka edhe një koncept social. Falja e Bajramit është bashkimi i qytetit, ku qytetarët shfaqin gëzimin pas një muaji agjërimi. Ata festojnë se kaluan me sukses një muaj adhurimi të Zotit. Është një kumt që i dedikohet Zotit dhe u bën mirë njerëzve. Feja vjen që t’ia heq njeriut ketë pluhurin e ateizmit. Bajroni kur ka bërë vizitën në Shqipëri e përmend ezanin si diçka të bukur. Kjo është bukuria e të qenit shqiptar mysliman. Ne jemi mysliman autokton. Gjyshi im ka qenë imam. Duke ecur rrugës te ura e Shkumbinit e internuan në kampin Dakao. Arsyeja ishte se shërbeu si korrier partizan. Sepse donte ta mbronte popullin nga pushtuesit. Besoj që populli shqiptar po të kishte një edukatë fetare do ishte më i mirë. Nuk do kishte drogë, prostitucion, alkool”.

Ndër të tjera ai u shpreh se kurani është si puna e Kushtetutës, që jo çdo njeri mund ta interpretojë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Stafa: Populli shqiptar do ishte më i mirë po të kishte edukatë fetare   | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.