MC Networking

“Kanë urdhër nga lart”, Gaçe: Problem me të ftuarit nga qeveria në emisionet e debatit

Gazetarja Ornela Gaçe tha në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se ka urdhër nga lart që zyrtarë të qeverisë të mos dalin në studiot e debatit për të dhënë llogari.

Gazetaria është një tjetër pjesë e jetës sime që më kompleton. Më thonë pse kaq e egër në emision? Po them është realiteti i tillë.  Më pëlqen që në emisione ku ka debate, shumica e institucioneve të sjellin të ftuar që thonë po po, jo jo. U kam thënë mos më sillni këta të ftuar. Në TV ka pasur një tërheqje masive e administratës publike për të dhënë llogari. Është një porosi nga lart që mos dilni në këto studio. Të ftuar nga qeveria është gjithmonë një problem. Hezitimi te programet ku gjërat thuhen troç është gjithmonë e më e madh”.

Ndër të tjera ajo rrëfeu se si e pikasi partnerin e saj në emisionin “Bardhazi”, pedagogun dhe moderatorin Erion Kristo.

Kemi ditur të tolerojmë të dy te pikat tona të dobëta. E kam pikasur Erion Kriston në një debat me Aldo Bumçin ku e bëri të vdekur. Edhe i thashë hajde se do bëjmë një emision”. Ajo tregoi se ka pasur një moment delikat me Kriston në studion e Scan Tv pasi ai nuk i kishte thënë që i ftuari nuk kishte shkuar në emision, por më pas u tejkalua.

Sa i takon audiencës së emisionit të saj, Gaçe tha:

Ndjekshmërinë e emisionit tim e kuptoj kur dalë të lagjja, apo te pazari, kur më thonë sa bukur e trajtuat këtë gjë. Për mua ky është feedback-u. Isha para dy ditësh në Prizren, na shikonin. Na ndjekin”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Kanë urdhër nga lart”, Gaçe: Problem me të ftuarit nga qeveria në emisionet e debatit | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.