MC Networking

Pakica maqedonase propozon një emër për president

Pakica maqedonase në Shqipëri propozon një emër për president. Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) ka propozuar prof.as. Dr. Kimet Fetahun si kandidat për kreun e ri të shtetit shqiptar.

Propozimi i është dorëzuar sot kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, si dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të Partisë Demokratike, Enkeleid Alibeaj, “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu dhe Mesila Dodës, kryetare e grupit parlamentar “Për Demokraci dhe Integrim”.

Prof.as. Dr. Kimet Fetahu ka lindur më 1955 në fshatin Trebishtë, zona e Gollobordës. Ai është doktor i shkencave, profesor universitar dhe aktivist i komunitetit maqedonas në Shqipëri. Ka kryer studimet universitare në Republikën Popullore të Kinës dhe Shqipëri në fushën e Minierave dhe Pasurimit te Mineraleve. Në karrierën e tij profesionale ka qenë lektor dhe pergjegjes i seksionit te pasurimit te mineraleve si dhe anetar per shume vite i Keshillit Shkencor te Fakultetit te Gjeologjisë dhe Minierave ku edhe sot aktivizohet si lektor, si dhe është i angazhuar në një gamë të gjerë veprimtarish shoqërore, thuhet në shpjegimin e propozimit.

AMIE thekson se Fetahu si kandidat apolitik dhe qytetar luajal të Republikës së Shqipërisë, i plotëson të gjitha kriteret e parashikuara në Kushtetutë për zgjedhjen e kreut të shtetit.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top