MC Networking

Tjetër padi Shqipërisë në Arbitrazh, kompania austriake kërkon dëmshpërblim për TEC-in e Korçës

Kompania austriake Ivicom Holding ka paditur Shqipërinë në Dhomën e Arbitrazhit të Stokolmit duke kërkuar 150 milionë euro dëmshpërblim. Sipas kompanisë, qeveria shqiptare ndaloi në mënyrë të njënashme projektin e ndërtimit të një termocentrali të madh në Korçë, i cili do të shfrytëzonte gazin e transportuar nga TAP për të prodhuar energji.

Shqipëria është vënë në dijeni zyrtarisht për nisjen e procesit të arbitrazhit dhe tre ditë më parë, Avokatura e Shtetit hapi garën për të përzgjedhur studion ligjore që do të përfaqësojë qeverinë shqiptare në këtë proces.

Në vitin 2018, kompania austriake Ivicom i propozoi qeverisë shqiptare ndërtimin e një termocentrali me kapacitet 500 megawat në rrethin e Korçës. Qeveria e pranoi propozimin dhe e shpalli kompaninë investitor strategjik me kusht pas marrjes së të gjitha lejeve përkatëse.

Por Ministria e Mjedisit refuzoi të jepte lejen mjedisore për këtë projekt pas protestave se ai do të kishte impakte të mëdha në mjedis. Projekti i ndërtimit të TEC-it mbeti në letër dhe tani kompania austriake i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Stokolm duke kërkuar 150 milionë euro nga qeveria shqiptare si dëmshpërblim.

Shqipëria po paditet në serin ë gjykatat e arbirtrazhit nga kompani vendase dhe të huaja. Ky fenomen tashmë është bërë zyrtarisht një risk I madh fiskal për qëndrueshmërinë financiare të vendit. Dy vjet më parë qeveria shqiptare u dënua 110 milionë euro në arbitrazh për konfliktin me investitorin kontrovers italian, Francesco Beccheti.
Paralelisht në gjykatat e arbitrazhit kudo në botë janë pezull edhe një numër i lartë çështjesh kundër shqipërisë, si ajo e koncesionit të kontennierëve në Durrës, parkut diellor të akërnisë dhe shumë të tjera ku kërkohën qindra milionë euro dëmshpërblime.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Tjetër padi Shqipërisë në Arbitrazh, kompania austriake kërkon dëmshpërblim për TEC-in e Korçës | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.