MC Networking

Gjikondi: Rama të nxjerrë mësime nga protesta, të përfshirë në to dhe agjentura ruse (VIDEO)

Juristja Brizida Gjikondi vlerëson paketën e rezistencës sociale të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Gjikondi tha në studion e MCN Live, se paketa prek shtresat më të vuajtura të shoqërisë, pensionistët, por edhe nëpunësit, duke vlerësuar se për herë të parë ka një paketë sociale.

Sipas saj, janë ndihma reale dhe afatgjata.

Për pensionistët, pavarësisht se rritja nuk është e lartë, por as e vogël, e vlerësoj se janë 3 mijë lekë në muaj, të cilat mund të ndihmojnë për produktet e shportës. Janë masa konkrete, ato që ka në dorë qeveria, sidomos pjesa e pensionistëve mua më ka prekur dhe mendoj se është një nga vendimet më të duhura dhe efikase. Është për të ardhur keq që politika shqiptare merr masa, vetëm kur ka protesta dhe revolta. Personalisht nuk kam qenë pro këtyre protestave dhe nuk kam marrë pjesë. Nuk isha sepse mendoj që nuk ishte momenti i duhur për të riparuar një ngrehinë të shtrembër siç është shteti shqiptar, që është një ngrehinë 30 vjeçare. Ne jemi qytetarë të botës pastaj të Shqipërisë, hallet që kemi ne, nuk duhet të na bënin të hiqnim nga vëmendja, hallet e botës. Ne duhet të mendojmë në radhë të parë për kombin. Momenti nuk ishte i duhuri, përkundrazi e dëmton imazhin e Shqipërisë ndërkombëtarisht.

Ajo tha se sindikata nuk kemi, ose janë të politizuara ekstremisht, teksa tha se paketa “Rama” është e vonuar dhe se politika iu ka shërbyer disa shtresave dhe jo shqiptarëve.

Po ashtu, Gjikondi u shpreh se Edi Rama nuk duhet ta shohë me arrogancë këtë protestë, por duhet të nxjerrë mësime të mëdha.

Për juristen, ka ardhur momenti që nëse Edi Rama ka një gram qasje kombëtare, të mos e dënojë protestën.

Gjikondi deklaroi se protesta ka sharlatanë, idealistë, agjentura ruse dhe maraz popullor të mbledhur.

Nuk përjashtojë as influencën ruse dhe serbe në protestë. Po janë me Berishën, dihet që janë pro-rusë. Nëse shkon në një kah me rusët për rezultatin e destabilizimit të Shqipërisë, është pro-ruse. Një nga më të përfshirët është Berisha, një anti-amerikan i thekur. Ka qenë Rama, Saliu, Nano, që të gjithë bashkë, na kanë çuar këtu ku jemi. Si gjithmonë ne jemi tek ekzistenca fizike e jona. Patjetër që populli shikon që politika është në shërbim të pasunarve, se sa përfaqësues real të popullit. Diskriminimi dhe pabarazia 30-vjeçare, nuk rregullohen në këto momente. Sa për protestën, përveç një grupi që unë çmoj, për të tjerët nuk kam asnjë koment, sidomos kur shoh ‘Më mirë të na kishte pushtuar serbi, se sa Rama”.

Ajo shtoi se në rast se precipiton lufta në Ukrainë, ne jemi shumë të përçarë përbrenda dhe nuk kemi një qasje të unifikuar, ndonëse tha se 80% janë shqiptarë të dëshpëruar dhe se 20% janë sharlatanë me ambicie politike.

  • Comments

2 Comments:

  1. Default User Picture
    Altin (not verified)Mar 14, 2022 11:29 AM

    Nëse e dini, kjo "analistja" "Juriste", na është edhe nusja e Lal Hekrit, Hekuean Isai, dmth direkt nga errësira e bllokut, dhe, nuk e kuptoj pse duhet akoma, nën petkun e shoqërisë civile, të na serviren këto lloj njerëzish pa skrupuj....turp turp turp....

  2. Default User Picture
    Altin (not verified)Mar 14, 2022 11:29 AM

    Nëse e dini, kjo "analistja" "Juriste", na është edhe nusja e Lal Hekrit, Hekuean Isai, dmth direkt nga errësira e bllokut, dhe, nuk e kuptoj pse duhet akoma, nën petkun e shoqërisë civile, të na serviren këto lloj njerëzish pa skrupuj....turp turp turp....

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Gjikondi: Rama të nxjerrë mësime nga protesta, të përfshirë në to dhe agjentura ruse (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.