MC Networking

Çollaku: Dëshira e disave për të ndëshkuar Bashën, nuk duhet të mundë arsyen për të dëmtuar demokratët e gjashtë bashkive në zgjedhje (VIDEO)

Zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 mars, për kryetarin e Departamentit të Politikës së Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku, janë një test i mirë për të fituar betejën e radhës në këtë parti.

 Çollaku tha  përmes skype për edicionin e “MCN live”, se përfaqësuesit e Grupit të Rithemelimit, duket sikur kanë synim goditjen e Bashës më shumë se fitoren për këto gjashtë bashki.

“Dëshira e disave për të ndeshkuar Bashen, nuk duhet të mundë arsyen për të dëmtuar demokratet e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Lushnjës, Vorës e Rrogozhinës.

Nxitimi për të dale me dy kandidate demokrate rivalë një nën siglën e PD dhe një nën sigla të tjera, në këto zona do tua dhuroje bashkitë socialistëve.

Është koha t’i thërrasim arsyes.

Të fitojmë bashkitë duke u bashkuar. Fitorja nuk duhet te jete triumf i një grupi ndaj një tjetri, por produkt i bashkimit.

Të mos dënojmë me opozite demokratet e këtyre zonave.  Për grindjet e Tiranës, kemi kohe dhe pas 6 marsit. Të bashkuar fitojmë, të përçarë humbim, të gjithë.

Për Çollakun, PD do të triumfojë pesë nga gjashtë bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të 5 marsit.

“Unë mendoj se pesë nga gjashtë bashkitë kanë shanse PD të dalë fituese, kurse grupi i rithemelimit, duket sikur synim kanë të mbajturit gjallë të tensionit të brendshëm, duke prodhuar goditje për Bashën, nevoja është të kthehet jo në konflikte mes personave, por se si duhet fituar bashkitë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Çollaku: Dëshira e disave për të ndëshkuar Bashën, nuk duhet të mundë arsyen për të dëmtuar demokratët e gjashtë bashkive në zgjedhje (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.