MC Networking

Njohja e dokumenteve/ Gonxhe: Shmang kohen e gjatë për përgatitjen e tyre (VIDEO)

 

Nga dita e sotme, bazuar në një vendim të Drejtorisë së Përgjithshme së Shërbimeve të Transportit Publik, bëhet e ditur se do të eliminohen disa angari, kohe e pritjes dhe kostot e tepërta për qytetarët e subjektet që regjistrojnë mjete rrugore për herë të parë! Në një intervistë për “MCN live”, drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, thotë se tashmë pas shumë parregullsive qe e shoqëronin këtë shërbim, tashmë jemi gati t'i dalim zot, me rregulla dhe pa kosto kohe për qytetarët që marrin këtë shërbim.

“Tani ne kemi mundësi ti dalim për zot këtyre të dhënave të cilat duhet thënë se edhe kur vinin të përkthyera ose të njësuara me origjinalin, në asnjë prej rasteve kur ka pasur dokumente false, ose në rastin kur ka pasur dokumente të dukshme që linin për të dëshiruar, të tjetërsuara, të ndryshuara, nuk ka pasur asnjëherë mbajtje përgjegjësie nga asnjëri përkthyes, noter, që bënin njësime me origjinalin, sepse s’ka pasur përgjegjësi as verifikim, asnjë lloj ndalesë për këto , pastaj as një lloj kosto për qytetarin.

Gonxhe, thotë se ishte krijuar si një rrejt merimangash abuzimi nga ana e sekserëve për të ngarkuar klientët  të cilët prisnin shërbimin për regjistruar mjetin e tyre. Pos kësaj, tashmë qytetarëve u kursehen 300 mijë lë të reja në vit, dhe rreth 1300 ditë në vit.

“Pastaj, kjo ka ardhur duke u përforcuar, ky rrjet që më vjen keq duhet ta quaj si rrjet merimangash, filloi të sëmuret edhe vet sportelet tona, duke qenë se këta lidheshin me sportelet tona, dhe ata filluan të ktheheshin në sekser të këtyre zyrave, bashkë me sekser të atyre sekserëve jashtë, pra u krijua një si rrjet ku filluan ti çonin qytetarët aty ku tjetri donte, ku një drejtor apo një shef regjistrimesh mjetesh donte, pra filluan të ktheheshin në rrjete personale për përftime personale, të gjitha këto jo vetëm çuan në një nervozë nga ana e publikut, ka shkaktuar probleme sepse kështu fillon sëmuret edhe vet shërbimi nga këto, abuzime, spekulime që janë për interes.

Zyrat tona marrin gjithë këtë përgjegjësi duke ua hequr këtë barë qytetarëve, duke u hequr këtë mjet, këtë vegël, kioska këta sekser, jashtë zyrave ushtronin mbi qytetarin duke u kthyer në gjep atyre rreth 300 milion l te eja në vit, pa llogaritur janë, rreth 1300 ditë po të llogarisim në një vit, qytetarët humbin 1300 ditë, sa u shkonte koha me prit, përkthimin, investimi, vulat, etj, në shifër që ishte nga 4500-6000 lek të reja.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top