MC Networking

Ndryshimet në statut, pakënaqësi në PS (VIDEO)

Socialistët po përgatiten për Kongresin e 29 janarit, ku pritet të miratojnë edhe ndryshimet në statut, mbi të cilat grupi I punës I drejtuar nga Damian Gjiknuri kanë punuar për afro 2 muaj.

Rishikimi I statutit pritet të mos prekë sërish çështjen e zgjedhjeve per kryetar, duke lënë në fuqi parashikimet aktuale, se ai nuk votëbesohet nga anëtarësia, nëse është votëbesuar për të qenë kryeministër.

Statuti ka pësuar një seri ndryshimesh të karakterit organizativ, duke futur për herë të parë edhe një funksion të ri, atë të sekretariatit ekzekutiv në nivel bashkie. 

Të 61 sekretarët ekzekutiv, do të raportojnë tek sekretari i përgjithshëm dhe kryetari i partisë së bashkisë dhe do të jenë punonjës me kohë të plotë.

Burimet i thanë MCN se vendosja e këtij funksioni, synon forcimin e partisë përpara proceve elektorale.

Sipas përcaktimeve në statut, ky sekretar përgjigjet për administrimin e përditshëm të aktivitetit të partisë, dokumentacionin dhe burimet materiale.

Pikërisht kjo risi në statut, e cila forcon pozitën e sekretarit të përgjithshëm, i cili do të ketë 61 sekretarë në varësi për të monitoruar punën çdo ditë partinë, ka sjellë pakënaqësi ndër radhët e socialistëve, të cilët janë përfshirë në debate ne mbledhjen e fundit të kryesisë së PS, të drejtuar nga kryesocialisti Edi Rama.

Mesohet se kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Ballad dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj, e kanë cilësuar të panevojshëm krijimin e kësaj strukture. Burimet thanë se ata kanë argumentuar se me këtë ndryshim, bie roli i kryetarit të partisë në qark.

Nga ana e tij, Gjiknuri mësohet të ketë mbështetur këtë risi duke vlerësuar si të nevoshjëm që partia të ketë një operator në çdo bashki.

Kryetari i PS, nuk ka kundërshtuar këtë pikë të statutit, gjatë mbledhjes së kryesisë. Damian Gjiknuri njoftoi se drafti final është gati dhe pritet të marrë miratimin e delegatëve ne Kongres.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Ndryshimet në statut, pakënaqësi në PS (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.