MC Networking

Negociata për marrëveshje në PD, Hoxha: E shoh të pamundur për shkak të përjashtimit të anëtarëve të rithemelimit (VIDEO)

Sipas sekretarit organizativ të PD, Flamur Hoxha negociatat për marrëveshje brenda Partisë Demokratike janë të pamundura për shkak të përjashtimit të anëtarëve të rithemelimit.

Në një intervistë për MCN TV, Hoxha tha se duhet të kishte pasur negociata më herët. Ai gjithashtu u shpreh se për mentalitetin tonë qasja drejt një personi nuk është e mirë, ndaj dhe kërkon të jemi largpamës.

Intervista:

Z. Hoxha, kolegia juaj Sorina Koti, por siç e ndoqëm edhe zyra e komunikimit pranë z. Berisha konfirmojnë se PPE kanë tentuar të ndërhyjë në negociata për të evituar Kuvendin e 11 dhjetorit. Ju jeni në dijeni të kësaj ndërhyrje? A është e vërtetë se ka refuzuar z. Basha?

Hoxha: Nuk jam në dijeni. Duhet të kishte pasur negociata më herët edhe ndërmjet nesh. Nuk kam informacion në fakt. Por gjykoj që edhe sot mund të flasim për negociata por e shoh të pamundur për shkak të përjashtimit të anëtarëve të rithemelimit.

Z. Hoxha, ju në mënyrë të vazhdueshme nënvizoni nevojën për dialog, dhe jo përplasje. Ka ende hapësirë dialogu?

Hoxha: Unë jam njeri i tolerancës dhe për këtë i bashkohem PD. Kushdo që i bashkohet një partie politike duhet të ketë gjuhën e bashkëpunimit.

Për çfarë duhet të ulen palët në tryezë sepse flasim për palë të së njëjtit kah?

Hoxha: Kjo është fatkeqësia. Mendoj se është një vendim që na vë në sprovë për të ardhmen. Vendimi ka të bëjë me atë pengesë që do të provokonte dhe do të kishte pasoja. Nëse do kishte pasoja mes demokratësh do të ishte shumë e dëmshme.

A mund të jetë një zgjedhje që Basha të shkojë në votëbesim. Do ishte më e udhës të shkonte në votëbesim?

Hoxha: Pas datës 9 shtator përmbysja e këtij procesi më bën të mendoj se nuk bëhet fjalë për interesa të shqiptarëve por për ta mbajtur Shqipërinë peng.

Jemi në një moment të ri politik, sipas PD ka pasur mbivendosje emrash dhe e kanë anatemuar procesin. Duke hipotezuar për rritje fiktive, nuk mendoni se Basha e meriton të jetë në krye të PD?

Hoxha: Gjykoj që ndoshta sfida në këtë rast është e madhe dhe po përdoret shumë emocioni për të krijuar këtë përçarje në PD. Nuk bëhet fjalë për përfaqësim deputetësh por për të larguar hipokrizinë dhe për të besuar më shumë tek vetja. Për mentalitetin tonë qasja drejt një personi nuk është e mirë. Duhet të jemi largpamës. Mendoj që do të ketë procese. Ndaj dhe unë jam distancuar.

Sipas jush është vendimi i DASH ai që inicioi gjithçka. Nga ana tjetër Escobar e konsideron partner Bashën por nuk ka prova.

Hoxha: Nëse hyjmë në analizë teknike gjykoj që hapat e drejtësisë janë të vonuar. Pratneriteti me SHBA është jetik dhe nuk besoj se kanë diçka për të krijuar kaos në politikën shqiptare. Secili nga ne

Ju e cilësoni lider historik, por ai sot konsiderohet i përjashtuar. Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit thotë se do të organizojë zgjedhje të strukturave të PD...

Hoxha: Nuk jam ndjerë mirë pasi shumica e atyre që janë pjesë e foltores nuk kanë mbajtur përgjegjësi morale. Është një situatë jo shumë e këndshme mes demokratëve, por duhet folur me ta.

Do të ketë një fillim të ri thoni?

Hoxha: Më mirë një fillim të ri...

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Negociata për marrëveshje në PD, Hoxha: E shoh të pamundur për shkak të përjashtimit të anëtarëve të rithemelimit (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.