MC Networking

Kufizimi i lëvizjes së betonierëve/ Hebovia: Vendim i nxituar, e pamundur të punohet natën pa ndriçim normal (VIDEO)

Vendimi i Bashkisë Tiranë për të ndaluar qarkullimin gjatë ditës të mjeteve të tonazhit të rëndë në Tiranë, deri në orën 20.00, ka hasur kundërshtinë e Shoqatës së Ndërtuesve, që preket direkt nga ky vendim.

Ky vendim për sekretarin e Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovia, i pranishëm në studion e “MCN live”, është i papranueshëm që të punohet vetëm natën, sepse si i tillë, vë në rrezik sigurinë e punonjësve të sektorit të ndërtimit, por po ndikon drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e ndërtesave të reja.

“Ndodhemi para një vendimi që e godet industrinë e ndërtimit, ne kemi kërkuar takim me kryetarin e bashkisë. Ne kemi marrë leje të ndërtimit komfor ligjit, duhet gjetur zgjidhje për të mos bllokuar punën.

Ne kërkojmë lejimin e vazhdimësisë normale të punës për prodhimin dhe transportin e betonit, lejimin e lëvizjes së autobetonierave të sektorit të ndërtimit gjatë orarit të punës në Tiranë.

Kërkojmë që të zgjidhet më shumë element të tjerë, por jo të bëhet kurban sektori i ndërtimit”

Sipas Hebovisë, është e pamundur procesi i betonizimit gjatë natës, meqë lënia në gjysmë e një bazamenti, strukturave mbajtëse ose e soletave është teknikisht e ndaluar pasi dëmton qëndrueshmërinë e një objekti.

"Ne kërkojmë që të rregullohen fashat e orareve, është e vështirë të hidhet beton natën, sepse është proces që duhet të bëhet gjatë 24 orëve, dhe më shumë ditën.

Për arsye sigurie në radhë të parë të punëtorëve, pastaj ndriçimi është i pamjaftueshëm natën, pra është e pamundur që të punohet natën në lartësi të mëdha dhe pa ndriçim normal. Gjithashtu, ekzistojnë edhe procese pune që detyrimisht duhet të vazhdojnë pa ndërprerje 12 (dymbëdhjetë) orë e më tepër. Janë ngricat që vështirësojnë hedhjen e betonit. Lënia në gjysmë e një bazamenti, strukturave mbajtëse ose e soletave është teknikisht e ndaluar mbasi dëmton qëndrueshmërinë e objektit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Kufizimi i lëvizjes së betonierëve/ Hebovia: Vendim i nxituar, e pamundur të punohet natën pa ndriçim normal (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.