MC Networking

Hiqet nga tregu kosi i Gjirofarm (VIDEO)

Ky njoftim i vënë në supermarketet e Gjirokastrës lajmëron qytetarët të kthehjnë mbrapsht sasitë e kosit dhe salcës të hedhura në treg nga kompania Gjirofarm për shkak të kontaminimit me eterobakter.

Bëhet fjalë për kos lope të cilësuar si natyral me datë skadence deri në 14 dhe 15 janar dhe  kos dele natyral me datë skadense 16 janar.

Qytetarëve u kërkohet të mos i konsumojnë këto produkte edhe nëse i kanë blerë dhe t'i kthejnë në market me qëllim zëvendësimin e tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në njoftimin e vetë të datës 12 janar thotë se përveç kosit ka urdhëruar heqjen nga tregu edhe të një sasie të salcës kosit të hedhur në treg ditët e fundit.

AKU sqaron se pas analizave të vetëkontrollit, këto produkte janë konstatuar me vlerë mbi normën e lejuar të ngarkesës së përgjithshme mikrobike dhe për këtë arsye është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të kosit dhe salcës së prodhimit.

Kosi dhe produktet e Gjirofarm janë hequr edhe nga raftet e supermarketeve në kryeqytet siç tregojnë këto pamje.

Jashtë kameras punonjësit thonë se nuk janë furnizuar prej ditësh nga kjo kompani.

Të vetmet produkte që mund të gjesh janë ato të djathit dhe dhallës.

Dyshimet janë se edhe kompani të tjera të prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij si Lufra apo Erzeni përdorin elementë si vaj palme apo xhelatinë në prodhimet me bazë qumështi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Hiqet nga tregu kosi i Gjirofarm (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.