MC Networking

“Gylen, jo organizatë terroriste”, SHISH: Nuk është i përfshirë në rezolutat ndërkombëtare (VIDEO)

Një apel i ambasadorit turk bërë dy javë më parë në Shkodër për dëbimin nga Shqipëria të elementeve gylenistë që lëvizin lirisht në rrugët e vendit është njëkohësisht edhe një kërkesë drejtuar autoriteteve shqiptare të veprojnë përkundër rezolutave ndërkombëtare që vendi ynë ka firmosur në lidhje me luftën kundër terrorizmit. MCN iu drejtua Shërbimit Infomrativ Shetëror për informacion. 

Por në dokumentin zyrtar me të cilin SHISH i është përgjigjur MCN, theksohet  se ‘FETO’ nuk njihet si organizatë terroriste.

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, nga studio e lajmeve në MCN tha se SHISH i ka të dhënat, ndërsa puna e tij është dokumentimi nëse këta persona kryejnë ose jo veprime terroriste.

E ndërsa rezolutat ndërkombëtare pengojnë autoritetet shqiptare për të kryer veprime ndaj pjesëtarëve të organizatës së lëvizjes gyleniste në Shqipëri, aktualisht i vetmi shtetas turk i ekstraduar në Turqi për llogari të këtyre të fundit është mësuesi Harun Çelik, i cili u dëbua drejt këtij shteti, pa i dhënë mundësi për apelim sapo la qelinë më 1 janar të 2020.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Gylen, jo organizatë terroriste”, SHISH: Nuk është i përfshirë në rezolutat ndërkombëtare (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.