MC Networking

“Air Albania” humbet një avion (VIDEO)

Kevin Sinani

Ekzaktësisht vetëm dy vite ka arritur të mbajë “Air Albania” një prej avionëve më të mirë të flotës së saj modeste. Bëhet fjalë për avionin Boeing 737-800, prodhim i fundvitit 2016, me një çmin fabrike 108 milionë dollarë dhe i emërtuar me emrin e poetit shqiptar, Migjeni.

Sipas të dhënave të siguruara nga MCN, avioni me targë TC-JZG ka operuar për herë të fundit për llogari të “Ari Albania” më 3 tetor të vitit 2021, kur u nis nga Tirana në drejtim të Stambollit, për t’ju kthyer kompanisë “Turkish Airlines”. Edhe këto të dhëna që publikohen nga faqja e specializuar e aviacionit “Flight Radar”, tregojnë fluturimet që avioni me targë TC-JZG kryen çdo ditë për llogari të “Turkish Airlines”.

“Migjeni” ishte avioni më i ri në dispozicion të “Air Albania”, vetëm 5 vjeçar. I zotëruar nga, Turkish Airlines, ai u dha në shtator të 2019-ës me leasing apo qira financiare për kompaninë shqiptare, e cila në tetor të njëjtit vit me këtë avion filloi të mbulonte kryesisht destinacionet e Italisë.

Në shtator të vitit 2021, një tjetër avion po përgatitej për “Air Albania-n”. Avioni Airbus A320-200 do të ndryshonte emrin nga "Çankırı" në “Migjeni”, por pa mbërritur në Shqipëri, avioni do të merrte tjetër emër, atë të “Naimit”, ashtu siç kishte njoftuar më parë vetë kryeministri Edi Rama.

Në 8 shtator të këtij viti në pistën e aeroportit të Rinasit u ul “Naimi”, foto e të cilit u publikua nga kreu i qeverisë me mbishkrimin: “Pas Lasgushit dhe Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit.”

Por rreth tre javë pas kësaj deklarate, Air Albania humbi “Migjenin”, duke e zbritur vetëm në dy numrin e avionëve pjesë të flotës së saj, me “Lasgushin” dhe “Naimin”.

MCN kërkoi informacion nga kompania “Air Albania” për arsyet që e detyruan të hiqte dorë nga avioni më cilësor i flotës së saj, por nuk mori asnjë përgjigje. Edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë Edhe nuk iu përgjigj pyetjeve tona.  

Më datë 24 nëntor, klientët e kompania “Air Albania” u përballën për herë të parë me anulim të fluturimit, ndërkohë që përgjigjja e vetme që morën ishte se një prej avionë kishte pësuar defekt teknik.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top