MC Networking

Shehaj: Firmat e delegatëve të vërteta, Rama mbron më të dobëtin për interesat tij

Deputeti demokrat Agron Shehaj i ftuar në ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa komentoi mbi situatën e krijuar në Parëtinë Demokratike deklaroi se pas verifikimit të firmave të delegatëve, verifikoi se 98% e tyre kanë pranuar se kanë firmosur për kuvendin e 11 dhjetorit.

Teksa pranoi se tashmë PD ka një përçarje, ai u shpreh se Rama nuk ka interes të mbroj Bashën apo Berishën, por sipas tij sheh interesat e veta duke mbështetur më të dobëtit.

Telefonova personalisht pothuajse të gjithë delegatët që kanë firmosur dhe pothuajse të gjithë më konfirmuan që kanë firmosur kështu që është e qartë se 98% më rezultoi se kishin firmosur.

Është e qartë që firmat duam apo nuk duam firmat janë aty. Ajo që duhet thënë është se unë mendoj se mund ti verifikoj kush të dojë. Unë zgjodha të verifikoj 5 dhe 7 se aty ku jam votuar.

Mediat e pushtetit në përgjithësi mbrojnë më të dobëtit. PD tani ka një përçarje. Rama nuk është se do mbështesi Bashën apo Berishën se ka dashuri të madhe për këta të dy. Ai po sheh interesin e tij dhe ka interes të mbajë gjallë këtë përçarje dhe do mbroj palën e dobët. Është e qartë se firmat janë aty.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Shehaj: Firmat e delegatëve të vërteta, Rama mbron më të dobëtin për interesat tij | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.