MC Networking

“Për çfarë kanë shërbyer foltoret e Berishës”

Deputeti demokrat Agron Shehaj nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka renditur dy arsye kryesore për çfarë kanë shërbyer foltoret e Sali Berishës.

Sipas mes gjithë arsyeve ai do veçonte se ato vendosën drejtësi dhe bashkuan demokratët që ishin zhgënjyer nga Basha.

Dy gjëra këtu janë kryesore për çfarë kanë shërbyer, për shumë gjëra por kryesorja është se ato kanë vendosur drejtësi në sytë e të gjithë demokratëve dhe në fakt ata që duken si mbështetës të Berishës në fakt janë aty se janë shumë të zhgënjyer nga Basha.

Po të mos ishin kaq shumë të zhgënjyer nga Basha ndoshta nuk do ishin aty në mbështetje të Berishës. Nuk e dimë raportin e inatit të tyre, por në një farë mënyrë këto foltore kanë vendosur drejtësi. U ka dhënë mundësi të flasin dhe të shprehin pakënaqësitë tyre.

Nga ana tjetër foltoret kanë bashkuar demokratët duke dhënë shpresë, sepse sigurisht kjo ka të bëjë me mungesën e shpresës dhe zhgënjimin 8-vjeçar dhe sigurisht Berisha ka atë eksperiencën dhe frymëzon njerëzit. Berisha e ka treguar që është lider.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Për çfarë kanë shërbyer foltoret e Berishës” | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.