MC Networking

“Omicron”, Dollenberg: Shqipëria pritet të ketë rritje të rasteve deri në fund të vitit (VIDEO)

Varianti i ri i koronavirusit Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant.

Lidhur me këtë situatë, në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV, kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, znj. Aurora Dollenberg u shpreh se ky variant i ri nuk ka asnjë ngjashmëri me variantet që kemi njohur deri tani, kjo është dhe arsyeja pse shihet me një rrezikshmëri të lartë.

Teksa flet për Shqipërinë, ajo shprehet se vendi ynë deri tani numëron vetëm 35 % të vaksinuar, shifër kjo që sipas saj është e pashmangshme që me variantin  ri, Shqipëria në fund të vitit të mos ketë rritje të shifrave.

Sa i përket vaksinimit të fëmijëve, Dollenberg tha se të gjithë prindërit duhet të vaksinojnë fëmijët mbi moshën 12 vjeç, nëse duam që të rrisim shkallën e imunizimit.

Intervista e plotë

1. Znj. Dollenberg, simptomat  e këtij varianti të ri janë të pazakonta, por të buta, pse po këmbëngulet për vaksinim?

Sepse ndërtimi gjenetik i këtij virusi është i ndryshëm nga variantet që kemi parë deri tani. Kanë qenë një zinxhir ndryshimesh me variantet e tjera, ndërkohë që ky variant nuk ka asnjë ngjashmëri me këta variante që kemi njohur deri tani. Prandaj shohim një rrezik dhe mungesë njohurie.

2. Znj . Dollenberg, varianti Omicron krijon shumë mutacione, por ndërkohë kompanitë farmaceutike përfshirë Pfizer dhe Moderna, kanë nisur punën në modifikimin e vaksinave, pasi ende nuk dihet nëse vaksinat ekzistuese janë efektive ndaj këtij varianti.

Është e vërtetë se ndaj një varianti të ri duhen marrë masat për ndryshimin e vaksinave të njohura deri tani. Ndonëse deri tani kemi thënë se duhet rifreskim i vaksinave pas 6 muajsh pas dozës së dytë, tani ky variant i ri çon në pyetjet nëse këto vaksina mbrojnë ndaj këtij varianti të panjohur. Kjo është arsyeja e këtij rreziku të pastudiuar nga ana e shkencës dhe vaksinave dhe shtetet evropiane e pranojnë këtë sfidë të re për të parandaluar një shpërthim të ri pandemik.

3. Po për fëmijët si e shikoni procesin e vaksinimit?

Vaksinimi mbi moshën 12 vjeç vazhdon të mbetet një nga bazat kryesore. Kështu që nuk mundemi të lëmë mënjanë fëmijët ndërsa flasim për imunizim të popullatës. Te fëmijët mbi 12 vjeç vaksinimi duhet marrë dhe mbetet lutja që prindërit të vaksinojnë fëmijët.

4. Si e shikoni situatën në Europë dhe në Shqipëri? A do të ketë një valë të re të shtimit të rasteve të infektimeve?

Kjo është e paevitueshme. Nëse deri në fund të vjeshtës mendonim që variantet e reja nuk u mjafton 60% i të vaksinuarve. Dhe nëse flasim për një Shqipëri me 35% të vaksinuar, Shqipëria do e ketë të pashmangshme rritjen e shifrave në fund të vitit. Rënia që flitet për momentin lidhet me numrin e testimeve, pra është çështje analizimi dhe kërtimit të virusit. Në vendet e tjera po testohen masivisht ata që shkojnë në punë edhe pse janë të vaksinuar sepse vaksinimi nuk mjafton. Këshilla ime esgte duke ju drejtuar me një lurtje shqiptarëve që të mos e nbeglizhojnë vaksinimin për tu mbrojtur nga virusi.

5. Federate e mjekëve të Europës sapo ka përmbyllur Konferencën në Suedi në lidhje me situatën epidemiologjike. Pse u zgjodh ky shtet dhe cili ishte mesazhi që u përcoll?

Suedia nuk ishte rastësore por ai ka qenë vendi më liberal për masat dhe pamë në kohën që ishim aty se qytetarët suedez nuk e mbajnë maskën në asnjë ambient dhe përsëri nga data e sotme Suedia ka vendosur rreptëzim të masave kufizuese deri në fund të janarit. E zgjodhëm për tu konsultuar duke evituar masat dhe kush janë rreziqet dhe duhet thënë se Suedia i është dashur të pranojë humbjen e shumë jetë njerëzve dhe ajo që ka qenë kaq e hapur dhe ajo është tashmë e frikësuar nga kjo valë dhe ka vendosur se duhet të ndryshojë dhe mbase kjo është dhe mesazhi i konferencës që dhe ajo është në situatë alarmi pavarësisht kapaciteteve të mëdha që ka në spitale.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Omicron”, Dollenberg: Shqipëria pritet të ketë rritje të rasteve deri në fund të vitit (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.