MC Networking

Himçi: Përditë vijnë delegatë të rinj që firmosin për 11 dhjetorin, kuvendin e demokracisë

Bledi Himçi, sekretari i PD Në Elbasan nga studio e ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se dita ditësh rriten numri i delegatëve që vijnë për të firmosur pro kuvendit të 11 dhjetorit dhe kjo sipas tij edhe për arsye se ndjehen të zhgënjyer nga Gazmend Bardhi.

Sipas tij, Bardhi ka pasur qëndrime të ndryshme duke mos i qëndruar korrekt një gjëje dhe kjo ka ofenduar pa masë demokratët.

Teksa e cilësoi Kuvendin e 11 dhjetorit si Kuvendin e demokracisë, Himçi tha se deri para një muaj 67% e delegatëve në Elbasan kanë firmosur për datën 11.

Ka pasur akuza se formularët në Elbasan janë firmosur pa vullnetin e delegatëve. Unë e kuptoj se akuzat nga e bëra nga Bardhi vijnë edhe si rezultat i situatës së vështirë kua ai ndohget.

Ka pasur disa qëndrime dhe më vjen keq që i ndryshon këto qëndrime dita-ditës. Sinqerisht është një ofezë e madhe që i bëhet demokratëve të Elbasanit. Do e ftoja Bardhin të ulej për tu përballur me të vërtetën. Dua të theksoj se dhe këto ditë vazhdon të ketë formularë të plotësuar nga delegatë të rinj si pasojë e sjelljes së pahijshme të Bardhit.

Është reflektim dhe reagimi ndaj Bardhit që po fyen demnokratët, gënjen dhe sajon dita ditës sajesa të ndryshme. Sot në dijeninë time ka bërë një deklaratë duke thënë se 60% e demokratëve janë gënjyer me një teke raki.

Unë po flas formularët që janë në zyrën e Palokës të depozituara 272 formularë, pra 67% e thënë ndryshe. Është vullneti shumicës që unë mbështes 11 dhjetorin. kanë mbetur vetëm një grup i vogël pranë Bashës që nuk pranojnë vullnetin e shumicës. 11 dhjetori është kuvendi i demokracisë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Himçi: Përditë vijnë delegatë të rinj që firmosin për 11 dhjetorin, kuvendin e demokracisë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.