MC Networking

Emetimi i karbonit është kthyer në nivelet e para pandemisë

Në vitin 2021, nivelet e emetimit të dioksidit të karbonit (CO2) në botë janë kthyer në ato që ishin para pandemisë, sipas një studimi të publikuar më 4 nëntor.

Të dhënat u bënë publike nga konsorciumi “Global Carbon Project”, një grup shkencëtarësh që hulumtojnë ndryshimet klimatike.

Raporti u bë publik në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) që po mbahet në Glasgow të Skocisë.

Qymyri

Sasia e gazit për ngrohjen e planetit të lëshuar në vitin 2020 ra me 5.4% pasi pandemia i detyroi vendet të mbylleshin.

Por një raport shkencor nga Projekti Global i Karbonit parashikon se emetimet e CO2 do të rriten me 4.9% këtë vit.

Kjo rritje e dioksidit të karbonit (CO2) e lëshuar në atmosferë nënvizon urgjencën e veprimit në samitet si COP26 në Glasgow, thonë shkencëtarët.

Punëtorët pastrojnë panelet diellore në Gujarat, Indi

Në takimin e kësaj jave janë arritur marrëveshje të rëndësishme, për kufizimin e emetimeve të metanit dhe për frenimin e shpyllëzimit.

Megjithatë, emetimet nga qymyri dhe gazi parashikohet të rriten më shumë në 2021 sesa ranë vitin e kaluar, megjithëse karboni i çliruar nga përdorimi i naftës pritet të mbetet nën nivelet e 2019-ës.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Emetimi i karbonit është kthyer në nivelet e para pandemisë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.