MC Networking

Tomorri: Fondi i rindërtimit, sa 6% e prodhimit kombëtar. Duhet kontrolluar si janë shpenzuar këto para (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri thotë e sheh të domosdoshëm verifikimin e proceduarave të prokurimit publik në kushtet e emergjencës. Fjala është për procedurat e jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në një bisedë në studion e lajmeve të MCN TV, Tomorri tha se për fondin e rindërtimit, një program shumë i madh që ka shpenzuar një shumë të madhe të parasë publike, duhen verifikuar procedurat e tenderimit.

Institucionet duhet të bëjnë auditimin. Janë një sërë filtrash që ka shteti për të përfunduar te KLSH. FMN kërkon ndalimin e praktikave të prokurimit përmes procedurave të jashtëzakonshme. Po bëhen dy vjet nga tërmeti i 2019 dhe nuk ka arsye për këtë mënyrë prokurimi. Ka një raport kontrolli dhe auditi të KLSH. Çfarë do të ketë ky raport dhe a do të ketë njerëz që do të shkojnë në ndjekje penale do ta shohim pasi rezultatet të bëhen publike. Është një program shumë i madh që ka shpenzuar një shumë të madhe të parasë publike. Është detyrim minimal të shihet si është prokuruar. Ne në MCN para disa kohësh e kemi quajtur fondin e rindërtimit një xhep ekstrafinanciar, i gjithë shpenzimi i tij meriton të auditohet. Kjo sepse programi i rindërtimit është unik për nga sakrifica dhe solidariteti. Është një shembull unik solidariteti. Ka pasur raste fatkeqësish por nuk janë ndërtuar shtëpi falas. Ky është një model krejtësisht unik ku gjithçka u përballua përmes fondeve publike.

Duke qenë se ky fond është dinamik për nga natyra, Tomorri thotë se auditimi është një nevojë e vazhdueshme.

Ju e keni parë që qeveria në mbledhjet e saj shton në fondin e rindërtimit. Në 2020 fondi i parashikuar 32 miliard lekë. U realizua gjysma, 140 miliard. Pjesa tjetër nuk digjet, por kalon për vitin tjetër. Në total si program rindërtimi mund të shkojë deri në 700 milionë euro. Është 6% e prodhimit kombëtar dhe kërkohet që mënyra si janë shpenzuar këto para të kontrollohet. Vlen të theksohet se programi i rindërtimit nuk është i centralizuar.  

Tomorri theksoi se opozita duhet të kërkojë transparencë për mënyrën sesi janë shpenzuar këto para.

Opozita ka një sërë mekanizmash që mund të përdorë. E para denoncimi i çdo dyshimi apo shkelje në procedurat e tenderave. Deputetët kanë status të privilegjuar dhe mund të kërkojnë informacion për çdo procedurë prokurimi. Mund të kishin kërkuar informacion për mënyrën sesi është përdorur. Përdorimi i fondeve të rindërtimit për qëllime elektorale u pranua edhe në raportin e OSBE pasi u denoncua në MCN TV.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Tomorri: Fondi i rindërtimit, sa 6% e prodhimit kombëtar. Duhet kontrolluar si janë shpenzuar këto para (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.