MC Networking

Besnikët e fjalës në letër (VIDEO)

Libri i shtypur pak pak nga pak po e humbet betejën me teknologjinë. Përtej kohës që marrin rrjtetet sociale, të rinjtë që e kanë dëshirën për të lexuar po zgjedhin gjithnjë e më shumë variantet elektronike të librit. Por edhe dëshira për të shkruar, në shumë raste materializohet në postime në rrjetet sociale, qoftë poezi apo prozë e shkurtër. E megjithatë, ka të rinj të pasionuar pas shkrimit dhe leximit, të cilët nuk po lejojnë që bota virtuale ti marrë me vete.

Të rinj në moshë, por me një pasion disavjeçar për letërsinë, ata kanë vendosur ta çojnë krijimtarinë e tyre te lexuesi nëpërmjet mënyrës tradicionale, librit me fletë.

Alban Tufa, Meti Disha dhe Flogerta Krypi, janë shkrimtarë që, përpos vështirësive të kohës, nuk kanë reshtur kurrë së lexuari dhe së shkruari rreth asaj çka ata ndjejnë se duhet ta ndajnë me bashkëmoshatarët, por edhe me lexues të tjerë! 

Krijimtaria e tyre është vlerësuar me disa çmime brenda dhe jashtë vendit.

 

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Besnikët e fjalës në letër (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.