MC Networking

“Ministria” e transparencës, Cukali: Qëllimi është të kontrollohet informacioni nga një njeri i vetëm

Një nga vendimet e para të qeverisë së re ishte ai për krijimin e një Agjencie për Mediat dhe Informimin, në varësi direkt të kryeministrit.

Lidhur me këtë vendim Koloreto Cukali nga Këshilli Shqiptar i Medias tha nga edicioni i lajmeve të MCN TV se ky vendim është i çuditshëm dhe jo normal në nivel demokracie. Siç u shpreh Cukali pas transparencës fshihet nevoja për ta bërë edhe më të vështirë transparencën dhe qëllimi sipas tij “është që informacioni të kontrollohet nga një njeri i vetëm”.

“Ky aspekt i vendimit është i çuditshëm. Ne kemi një ligj për transparencën dhe e vetmja gjë që duhet është që ligji të funksionojë dhe për këtë duhet vetëm një njeri në ministri për të bërë publik dokumentet. Kaq është nevoja e transparencës në vend. Pas transparencës fshihet nevoja për ta bërë edhe më të vështirë transparencën. Ka gazetarë që kërkojnë informacion dhe nuk u jepet ose u jepet kur nuk u nevojitet më. Sikur të mos mungonte kjo shtohet edhe një filter tjetër. Qëllimi është që informacioni të kontrollohet nga një njeri i vetëm. Transparencë do të thotë mosfiltrim informacioni. Mekanizmi për kontrollin e informacioni falë edhe votave për qeverinë Rama 3 ky kontroll po filtrohet. Nuk është normale të ketë një ministri propagante. Drejtuesi i agjencisë ka nivel ministrie dhe kjo që po ndodh nuk është normale në nivel demokracie”, tha Cukali.

I pyetur lidhur me rolin që ka patur Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit, Cukali tha se dëmi që po i sjell medias komisioneri është shumë i madh dhe një nga këto mënyra është zgjatja e afateve.

“Komisionerit nuk di nëse mund ti vë faj shumë. Dëmi që po i sjell medias komisioneri është shumë i madh dhe një nga këto mënyra është zgjatja e afateve”, shtoi ai.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
“Ministria” e transparencës, Cukali: Qëllimi është të kontrollohet informacioni nga një njeri i vetëm | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.