MC Networking

300 raste të dhunës në familje në 8 muaj (VIDEO)

Ekzekutimi i 23-vjeçares Sabrina Bengaj mbrëmjen e 11 shtatorit nga ish-bashkëshorti i sapoliruar nga qelia e burgut, ishte një kronikë e paralajmëruar. Ajo i shtohet viktimave të dhunës në familje, një fenomen që vijon të traumatizojë shoqërinë shqiptare me shifra në rritje nga viti në vit.

Ola Ismaili, koordinatore për median në Gjykatën e Tiranës, thotë se krahasuar me vitin e kaluar ka rritje të rasteve të dhunës në familje.

Ka një rritje në krahasim me vitin e kaluar.

Por, pse krimi me bazë gjinore vijon të ketë këto përmasa.

Marsida Simo, sociologe, thotë se edukimi qëndron në origjinë të këtyre rasteve.

Them se vuajmë nga edukimi. Nuk vendosim dot përparësitë sepse flietet për të siguruar të ardhura ekonomike. Dhe përderisa mbetet kjo përparësi vështirë që t’i thuash një familjeje që ti duhet të investosh për edukimin e fëmijëve.

Gjykata përpos veprës penale si veprim i kryer nga dhunuesi, ka parasysh edhe tërheqjen e viktimës nga padia, si formë e mbajtjes të bashkuar familjes.

Ola Ismaili, koordinatore për median në Gjykatën e Tiranës, thotë se nuk janë pak gratë që tërhiqen pas kërkesës për ndarje.

Kemi bashkëshorte të penduara që deklarojnë se kanë falur. Kërkojnë ta mbajnë familjen të bashkuar për hir të fëmijëve.

Por a mjafton kufizimi i lirisë së një njeriu, për shlyerjen e dënimit?

“Është e domosdoshme që krahas vuajtjes së dënimit nëe IEVP ti jepet fokus zbatimit të politikeva rehabilituese dhe të trajnohen në fusha të ndryshme, që në momentin e daljes ta kenë më të lehtë konformimin me shoqërinë”, thotë Erdion Maçolli, avokat në KSHH.

Jo vetëm kushtet socio-ekonomike sjellin pasoja fatale për dhunën dhe krimin brenda në familje, por edhe sjellja e individit, traumat në të shkuarën e tij.

Por a janë të mjaftueshme ndërhyrjet e njëpasnjëshme në Kodin Penal, siç ka paralajmëruar ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga foltorja e Parlamentit, apo duhet të shkohet më tej sesa thjesht ligji?!

Përpos dhunës në familje, shumë prej viktimave kanë qenë me urdhër mbrojtjeje, të cilat në jo pak raste nuk janë ekzekutuar nga policia, si institucioni kryesor për garantimin e sigurisë së jetës.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
300 raste të dhunës në familje në 8 muaj (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.