MC Networking

Ndryshimi i hartës së zonave të mbrojtura, Bino: Kishte mungesë transparence, rrezikohet biodiversiteti

Publikimi i një studimi  nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për hartën e re të këtyre zonave ka ngjallur  shqetësim të madh te ekspertët e mjedisit. 

Në një konsultim të hapur publik këtë të mërkurë ekspertët thanë se konfigurimi i ri i zonave të mbrojtura favorizon aktivitetet ekonomike në dëm të mjedisit.

Lidhur me ndryshimin e hartës së re të zonave të mbrojtura, i ftuar në MCN tv ishte ish-zv/ministri i Mjedisit dhe President i Shoqatës “Ornitologjike” të Shqipërisë, Taulant Bino, i cili tha se u kritikuan ndryshimet pasi sipas tij preket biodiversiteti.

- Zoti Bino, ju ishit pjesë e dëgjesës sot. Çfarë ndryshimesh i janë bërë hartës së zonave të mbrojtura?

Thelbi ishte rishikimi i zonave të mbrojtura dhe ajo që është më shqetësuese është fakti i prekjes së zonave të mbrojtura bregdetare të cilat reduktohet, copëtohet, për ti lënë vend në të ardhmen investimeve të paqëndrueshme si urbanizimi e bujqësia.

 Ne sot u e quajtëm procesin jo transparent.

Harta e zonave të mbrojtura është paraprirë nga një vendim i këshillit kombëtar të territorit dhe në atë hartë shihet reduktimi i zonave bregdetare dhe ne e dimë që pas këtyre vijnë përdorimet e këtyre sistemeve që përmenda.

Në rast të dyshimit të zonës së mbrojtur duhet argumentim nga institucionet dhe këto mungonin dhe për këtë arsye e quajtëm jo legjitim dhe duhet të vijojë më tej me legjislacion.

Një sërë dokumetash mungonin.

-Mbi ç’kritere janë bërë këto ndryshime dhe a ka një relacion që argumenton se në zona të caktuara mund të ketë plane të tjera zhvillimi?

Administrata sot ishte e paqartë pse na kishte thirrur në takim. Ishin të paqartë dhe nuk morën përgjigje.

-Pas këtyre ndryshimeve zoti Bino, cilat shihni si zona më të rrezikuara?

Këto zgjerime po ndodhin në pikëpamje që nuk duken prioritet të biodiversitet.

Liqeni i Prespës apo i Ohrit. Një pjesë e tyre janë të rëndësishme për biodiversitetin. Ne duam që këto zona të mos preken sepse janë thelbi i biodiversitetit.

Sot kritikuam mungesën e transparencës dhe kundërshtuam në parim duke thënë që kjo gjë rrezikon habitet dhe specie të caktuara dhe lë pa mbrojtje habitate bujqësore.

E thënë ndryshe ky është një precedent i rrezikshëm që do të thotë sa herë të ketë interesa ekonomike të tkurrim zonat e mbrojtura.

-Dua t’ju pyes direkt për një temë të nxehtë si ajo e luginës së lumit Vjosa, ka një sensibilizim ndërkombëtar për këtë çështje. Çfarë po ndodh me Vjosën?

Kërkesa e një grupimi të OJF dhe dua të them se sot ishim prezent me 44 OJF dhe kërkesa nuk ishte thjesht e disa individëve por e disa personave.

Lugina e Vjosës është tentuar të shpallet Park Natyror, por ne kërkojmë që ajo të shpallet Park Kombëtar sepse i jep mbrojtje më të mirë Vjosës. Kërkesa ishte që të shpallej Park Kombëtar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Ndryshimi i hartës së zonave të mbrojtura, Bino: Kishte mungesë transparence, rrezikohet biodiversiteti | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.