MC Networking

Merkato në Superiore/ Tirana zyrtarizon mbrojtësin 24-vjeçar, Kukësi firmos me një brazilian

Skuadrat e Kategorisë Superiore kanë filluar të lëvizin në merkato, duke bërë afrime me të cilat mendojnë se mund të arrijnë objektivat sezonalë. Kështu Tirana ka zyrtarizuar ditën e sotme firmën me mbrojtësin 24-vjeçar, Florjan Pergjoni. Ky i fundit vjen nga Kategoria e Parë, aty ku ishte pjesë e Besëlidhjes dhe me bardheblutë ka firmsour kontratë 3-vjeçare. Futbollisti do të provojë një aventurë në Superiore, ku shpreson të lërë shenjë.

”Mirësevjen Florjan Pergjoni! Tashmë në rreshtimin e bardhebluve shtohet edhe emri i Florjan Pergjoni. 24 vjeçari vjen si një përforcim me shumë vlera i repartit të mbrojtjes për 3 sezonet e ardhshme. Futbollisti pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e radhës”, thuhet në komunikatën e Tiranës.

Ndërkohë, Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit brazilian, Vitor Feijao. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe ditën e sotme lojtari ka hedhur firmën mbi kontratën 2-vjeçare. Verilindorët pas sezonit zhgënjyes, në këtë merkato po shfaqen shumë aktivë duke bërë disa afrime të në skuadër, ndonëse ende nuk është zyrtarizuar trajneri i ri.

“Zyrtare! Vitor Feijao është zyrtarisht futbollist i Kukësit Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi brazilian Vitor Feijao Correia da Silva është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin një kontratë dy vjeçare duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër. Feijao vjen te Kukësi nga kampionati brazilian ku sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Boavistas. Futbollisti 24 vjeçar ka luajtur në një ekip me ish-futbollistin tonë, Erick Flores i cili ka qenë një shtysë për futbollistin për të firmosur me Kukësin. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese sulmuesit Feijao me fanellën e ekipit tonë.”, thuhet në njoftimin e Kukësit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Merkato në Superiore/ Tirana zyrtarizon mbrojtësin 24-vjeçar, Kukësi firmos me një brazilian | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.