MC Networking

Trajneri 34-vjeçar rikthehet te Tirana, emërohet në stolin e bardhebluve

Erbim Fagu rikthehet te Tirana, por këtë herë si trajner. Ish-mbrojtësi i bardhebluve është emëruar në stolin e skuadrës së Tiranës U-21.

Pasi u tërhoq nga futbolli në moshë të re për shkak të dëmtimit të rëndë, Fagu tashmë ka nisur në profesion të ri, atë të trajnerit. Gjatë karrierës së tij, Fagu ka luajtur me skuadra si Skënderbeu, Teuta, Elbasani, Besa, Tirana dhe tashmë është rikthyer sërish te bardheblutë.

Përveç se trajneri i Tiranës U-21, Fagu do të jetë edhe ndihmës i trajnerit të ekipit të parë, Orges Shehi, nga i cili do të provojë të marrë eksperiencë.

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit te moshave U-21, Erbim Fagu. Tekniku do të marrë drejtimin e ekipit U-21 por gjithashtu do të jetë edhe në funksion te ekipit të parë në rolin e ZV. trajnerit. Pas një eksperience si lojtar i spikatur, Fagu kthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë e rëndësishme e pankinës së Tiranës. Ai do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Shehi duke filluar nga dita e sotme në procesin e seleksionimit të të rinjve.”, thuhet në njoftimin e klubit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top