MC Networking

PD: E konfirmon edhe Asambleja Parlamentare e KiE, 25 prilli ishte masakër elektorale (VIDEO)

Partia Demokratike e lexon si një konfirmim të akuzave të saj raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të hartuar pas vëzhgimit të zgjedhjeve të 25 prillit.

 Selia blu përmes një reagimi sot, u shpreh se në raport tregohet se pati presione për votën dhe keqpërdorim të administratës.

 “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës evidenton elementët e masakrës elektorale të 25 Prillit nga regjimi Rama-Doshi. Në raportin e vëzhgimit të zgjedhjeve, Asambleja Parlamentare konfirmon se: Zyrtarët publikë abuzuan pushtetin e funksioneve publike. Gjatë misionit kishte shumë raportime për ushtrim presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve të administratës publike për të votuar për partinë në pushtet. Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës është informuar nga qytetarë të ndryshëm, përfshirë edhe partitë politike, për një problem që është parë gjatë fushatës elektorale, në veçanti për blerjen e votave, presionet mbi votuesit, veçanërisht mbi nëpunësit civilë dhe keqpërdorimin e burimeve të administratës. Delegacioni i Asamblesë i dënon fuqimisht këto praktika dhe i bën thirrje autoriteteve kompetente në Shqipëri që të bëjnë çfarë është e mundur që të t’i japin fund këtyre parregullsive dhe të rrisin besimin e zgjedhësve në proceset zgjedhore.”

 Partia Demokratike evidenton edhe vëmendjen që i është kushtuar në raport publikimit të databazës me të dhënat personale dhe marrëveshjes së 5 qershorit.

“Shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit krijoi paqartësi dhe pasiguri, si dhe vështirësi për zbatimin e ndryshimeve të njënashme. Procedura për ndryshimet e njënanshme, që dhunuan marrëveshjen e 5 Qershorit, ishte e përshpejtuar, u bë me nxitim, dhe pa konsultime. Ndryshimet e njënashme u bënë 9 muaj para zgjedhjeve në kundërshtim me Kodin e Praktikave të Mira të Komisionit të Venecias, ku sugjerohet një periudhë 12 mujore për ndryshimet, sidomos për ndryshimet në sistem". 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
PD: E konfirmon edhe Asambleja Parlamentare e KiE, 25 prilli ishte masakër elektorale (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.