MC Networking

KE cakton sot datën për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë e MV

Në Bruksel sot do të mblidhet Këshilli Europian, pasi liderët do të vendosin për datën e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

E ndërsa Këshilli Europian do të vendosur për datën që do të mbahet konferenca e parë, duket se Bullgaria vijon të jetë pengesë për hapjen e negocanatave me BE, kjo bën që të penalizohet edhe Shqipëria.

Për shkak të përplasjeve me Maqedoninë e Veriut qeveria bullgare bllokon kështu edhe Shqipërinë, pasi data do të përcaktohen njësoj për të dy vendet.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruante mbrëmë se Asambleja Parlamentare e KE mbështet mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare BE-Shqipëri.

Mbetet për t’u parë vendimi i sotëm që do të merret për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
KE cakton sot datën për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë e MV | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.