MC Networking

KLGJ i përgjigjet Çuçit: Mos nxisni armiqësi ndaj pushtetit gjyqësor

Pas kërkesës së ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i dërgoi në lidhje me vendimet e gjyqtarit të Gjirokastrës, Elidon Papazisi, Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjigjur me qëndrimin se funksionarët publikë nuk duhet të shprehen publikisht për vendimet e gjyqtarëve dhe t’i lejojnë të ushtrojnë të pavarur detyrën e tyre.

Një ditë më parë, Çuçi njoftonte KLGJ-në se vendimet e Papazisit  janë bërë shkak që të pengohet aksioni i IKMT dhe Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve të paligjshme.

Por KLGJ, nga ana e saj e shprehet se dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi dhe ndërhyrjeje, kushte të domosdoshme këti për garantimin e shtetit të së drejtës. KLGJ thotë se reagime të tilla nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor.

Dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi, ndërhyrjeje të subjekteve publike ose private. Ky është kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës. Qëndrime të tilla nuk bëjnë gjë tjetër, veçse nxisin në publik ndjenjën e armiqësisë ndaj pushtetit gjyqësor, krijojnë imazhin e gabuar mbi gjyqësorin dhe bien ndesh me qëllimet dhe objektivat e reformës në drejtësi, si dhe cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarit”, thuhet në përgjigjen e KLGJ-së.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
KLGJ i përgjigjet Çuçit: Mos nxisni armiqësi ndaj pushtetit gjyqësor | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.